'Nuk është koha për politikë' Yuri Kim: Fola me Ramën, Metën dhe Bashën, pa unitet nuk fitohet lufta

'Nuk është koha për politikë' Yuri Kim: Fola me Ramën, Metën dhe Bashën, pa unitet nuk fitohet lufta

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë një thirrje për gjithë klasën politike shqiptare duke u kujtuar se kjo nuk është koha për politike, kur Shqipëria por dhe gjithë bota po përballet me luftën e koronavirusit. Kim shkruan se të gjithë liderët duhet të jenë të unifikuar për njerëzit, në të kundërt nuk mund të fitojnë luftën. Ajo i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë të duruar në shtëpitë e tyre që të fund të dalim fitimtarë.

“Është e natyrshme të ndjehemi të lodhur nga masat e rrepta, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne, përfshirë edhe ambasadën e SHBA në Tiranë, duhet të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t’i mbajtur të gjithë të shëndetshëm. Fola me Presidentin Meta, kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha për të lavdëruar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID19, dhe se kjo duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitojmë luftën pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, shkruan Kim.

Ambasadorja Kim ka shkruar se ajo ka folur dhe me ministren e Shëndetësisë, Manastirliu për ta falenderuar për punën që stafi mjekësor po zhvillon gjatë situatës së koronavirusit. "Fola me Ministren e Shëndetësisë për të falënderuar punonjësit e saj të kujdesit shëndetësor që vazhdojnë  luftën kundër COVID19. E rëndësishme për të gjithë që të vazhdojnë të rrinë në shtëpi! ", thotë Kim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
SHBA tha se nuk është koha për politikë, Basha: Ne do të vijojmë me 4 kërkesat tona

Lulzim Basha ka reaguar pas telefonatës me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, e cila tha se tani nuk është koha për politikë si zakonisht duke u kërkuar liderëve shqiptarë unitet për të fituar luftën me koronavirusin. Kryetari i PD-së shprehet se forca që drejton do të vijojë që të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të kërkojë transparencë nga qeveria.

"Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19. @pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria. Fokusi ynë është jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike' shkruan Basha.

Ambasadorja Kim tha se nuk mund të fitojmë luftën pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I DISKRETITUARI: 06/04/2020 18:47

    Shikoni kriminelin hajdut lylin dhe USA i flet që në kto momente s'ka politik po krimineli hajdut sdo me dit i quan Shqiptarët kope delesh. Në një koh që ky idjot është debil i ler 7×7=42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ 45 minutat e rrëfimit të kryeministrit Edi Rama, sot në 17:00 në ‘Studio Live’ në Report TV

Intervista ekskluzive/ 45 minutat e rrëfimit të kryeministrit Edi Rama, sot në 17:00 në ‘Studio Live’ në Report TV