'Nuk gjen një copë letër', Rama i kërkon kryebashkiakve të ndjekin shembullin e Lezhës: Ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja për pastrimin

 

Teksa nuk i kurseu kritikat për krerët e bashkive në mënyrën si kanë menaxhuar pastrimin e zonave që kanë nën administrim, Rama përmedi Lezhën si shembulli që ata duhet të ndjekin. Rama u shpreh se në Lezhë nuk gjen asnjë letër të hedhur në tokë, teksa theksoi se ka buxhetin më të lartë të vendosur nga vetë bashkia për pastrimin.

"Ne do vendosim një duhet të veçantë për bregdetin, në bashkëpunim me bashkitë dhe krerët e bashkive, do të ndajmë barrën, një pjesë do e mbajë bashkia, një pjesë do e mbështesë qeveria, por edhe nëse bëjmë këtë, nëse krerët e bashkive nuk bëjnë të gjithë atë që bën kryetari i bashkisë së Lezhës, problemi nuk do zgjidhet. Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia", tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i mbetjeve/ Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Po përdorni vend depozitime kriminale, Himara modeli i të fjeturit gjumë! Qeveria nuk kalon asnjë buxhet pa pastrimin


J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti afrikan mbërrin në Europë, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid edhe në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

John

U zhduk para 7 ditësh dhe vëllai denoncoi humbjen, gjendet 28-vjeçarja: Kot doli në televizor, do të shkoj te i dashuri! Po hetohet për 'braktisje të fëmijëve'