Nuk i del koha gjatë takimeve speciale/ Revoltohet anëtari i bandës së Cërrikut, refuzon dy vakte ushqimi

Nuk i del koha gjatë takimeve speciale/ Revoltohet anëtari i bandës së Cërrikut, refuzon dy vakte ushqimi

PEQIN-Roland Xhepexhiu, eksponent i bandës së Cërrikut dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë kriminale në vitin ‘97 është bërë protagonistë këtë javë në burgun e Peqinit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se Xhepexhiu, se Xhepexhiu prej disa ditësh refuzon që të marrë ushqim, kryesisht vaktin e mëngjesit dhe të darkës në shenjë revolte ndaj Drejtorisë së Burgjeve. Kjo e fundit nuk ka pranuar kërkesën e bërë nga i burgosuri për takime speciale më të zgjatura, pasi nuk ka plotësuar dokumentet që kërkohen. Kjo ka sjellë ka shkaktuar zemërim tek Xhepexhiu, duke marrë vendimin për të mos konsumuar dy vaktet e ofruara nga burgu.

Roland Xhepexhiu ndodhet në burg për masakrën e Cërrikut ku humbën jetën 6 punonjës të Forcave Speciale në maj të vitit 1997.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ferma e cerrikut: 22/08/2019 08:38

    Akoma gjalle eshte ky langaraqi do vuaj gjithe jeten per te keqijat qe i ka bere kesaj zone.

    Përgjigju
  • Cerik: 22/08/2019 01:06

    Vdekt ishalla

    Përgjigju
  • Faiku prifti i Lushnjes: 21/08/2019 20:21

    Hahahahahah gjynah keshillojeni te haje

    Përgjigju
  • Loti: 21/08/2019 18:34

    Aman ore mos e lini pa buke se bje nga pesha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar