Nuk i lejojnë kandidimin në zgjedhje, reagon Albin Kurti: Nuk jam në dijeni për kurrëfarë vendimi, do t’i prij listës së LVV-së

Nuk i lejojnë kandidimin në zgjedhje, reagon Albin Kurti: Nuk jam në dijeni për kurrëfarë vendimi, do t’i prij listës së LVV-së

Albin Kurti

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për sa i përket faktit që ai nuk është lejuar të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë duke thënë se deri më tani nuk është në dijeni me asnjë vendim të KQZ-së që ia ndalon kandidimin.

Ai është një ndër 47 deputetët të cilët kanë probleme me ligjin dhe janë përjashtuar nga gara.

Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja, siç raportojnë mediat vendase.

Unë nuk jam në dijeni  për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se institucionet përkatëse në vend duhet të ndjekin dëshirën e popullsisë dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

KGJK ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 46 kandidatë për deputetë nga 15 subjekte politike që kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.


Lajmi kryesor:

Përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje, KQZ: I dënuar tre vitet e fundit/ Albin Kurti: Nuk jam në dijeni, do t’i prij listës së LVV-së


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës