Nuk ia ndante dasmave, pronari i lokalit në Krujë gjobitet për herë të tretë! Mbyllet biznesi

Nuk ia ndante dasmave, pronari i lokalit në Krujë gjobitet për herë të tretë! Mbyllet biznesi

Për një pronar lokali në Krujë nuk kanë mjaftuar dy gjoba të vëna nga policia, pasi ushtroi aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ. Së fundmi ai ka marrë edhe një të tretë dhe si rrjedhojë tashmë do të jetë i detyruar të mbajë biznesin për 6 muaj të mbyllur.

Sipas të dhënave të policisë pronari i një lokali në Krujë është gjobitur për të tretën herë nga Policia, pasi pas dy gjobave të marra ai përsëri kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ. 46-vjeçari me iniciale Xh.B. u gjobit  për të tretën herë me 1.000.000 lekë të reja, si dhe me mbyllje të lokalit për një periudhë 6-mujore.

Edhe në qytetin e Durrësit është gjobitur  pronari i një lokali, për të dytën herë. Pronari i lokalit me iniciale S.P,  morri  përsipër rrezikun për të organizuar për të dytën herë dasmë, duke rënë në kundërshtim me Aktin Normativ dhe u gjobit me 1.000.000 lekë të reja dhe 6 muaj mbyllje të lokalit.

Materialet për këta pronarë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme. Policia i bën apel të gjithë pronarëve të lokaleve të respektojnë me përpikmëri të gjitha masat anti-COVID, për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës