Nuk iu bind thirrjeve të policisë, ndjekja spektakolare e 24-vjeçarit shqiptar në rrugët e Italisë (VIDEO)

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një ndjekje me makinë mbrëmjen e djeshme (19 shtator) në rrugët e qendrës së qytetit dhe në periferi të Pistoias.

Bëhet fjalë për një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm penal dhe marrës i një urdhri dëbimi i cili refuzoi të ndalonte gjatë thirrjeve të policisë.

Policia ndaloi shqiptarin në Piazza San Francesco në Pistoia. Ai drejtonte mjetin pa leje qarkullimi dhe pa patentë. Ndërkohë që një prej policëve po i afrohej shoferit, ai ndezi makinën dhe u largua me shpejtësi.

Vetëm pak më vonë, automjeti u pikas në Corso Gramsci aty ku nisi dhe ndjekja nga policia. Sipas mediave italiane, 24-vjeçari po ecte me shpejtësi të madhe madje dhe në disa korsi kundravajtje.

Ndjekja vazhdoi jashtë qytetit në Masotti, drejt Montecatini, ku një patrullë tjetër urdhëroi ndaljen e të arratisurit i cili e shpërfilli atë.

I arratisuri më pas humbi kontrollin e automjetit duke u përplasur në një shtyllë, por vazhdoi të arratisej në këmbë.

Ai u bllokua më pas me shumë vështirësi. Gjatë kapjes, 24-vjeçari dyshohet se plagosi një nga agjentët e policisë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AAA: 20/09/2020 15:59

    Lepuj.Mbetem duke ikur gjithe jeten e duke u heq si trima.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta për vulën e PD, Bardhi: Gjykata e Apelit t’i japë fund menjëherë këtij absurdi

Lufta për vulën e PD, Bardhi: Gjykata e Apelit t’i japë fund menjëherë këtij absurdi