Nuk u lejohet të dalin nga shtëpia, Posta Shqiptare ngre njësinë e re për t'i ardhur në ndihmë pensionistëve/ JA NUMRAT

Posta Shqiptare me qëllim për të sqaruar pensionistët ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e përqendruar të Ankesave për qytetarët, e cila do t'u vijë në ndihmë pensionistëve të cilët do të duhen të marrin pensionin në shtëpi. Nga nesër kësaj kategoria nuk i lejohet të dalin pasi janë kontigjenti më i rrezikuar nga koronavirusi. Sipas postës kjo njësi e re do të shërbejë si urë kominikimi mes pensionistëve dhe zyrave postare ku më parë kanë tërhequr pensionin.

Njoftimi i Postës Shqiptare:

Me qëllim për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të pensionistëve si dhe për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë problemit të secilit prej tyre, Posta Shqiptare ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e Përqëndruar të Ankesave për qytetarët shqiptarë. 

Njësia e Përqëndruar e Ankesave do t’ju vijë në ndihmë të gjithë pensionistëve të cilët kanë kontaktuar në të gjitha kanalet e komunikimit të Postës Shqiptare, por ende nuk kanë marrë përgjigje mbi problematikën e tyre /ose janë të paqartë mbi procedurën e ndjekur për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi. 

Njësia e Përqëndruar e Ankesave do të shërbejë si një ure komunikimi ndërmjet pensionistit dhe zyrave postare ku më parë kane tërhequr pensionin, me qëllim dhënien zgjidhje sa më shpejt të problemit të tyre.

Numrat e vënë në dispozicion janë:

069 643 4625 - Blerina

068 222 2240 - Damiana

068 407 9251 - Anila

069 862 9299 - Elvisi

069 3623 009 - Hansi

069 606 9500 - Ervisi

Mos hezitoni të na kontaktoni, çdo ditë nga ora 8:00-16:30 

Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush! 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Una: 29/03/2020 23:02

    Ende nuk eshte i qarte per personat qe shkojne ne pune ne kembe. Kur te na ndaloje policia si tu themi ? Ja kete sqarim nuk e jep shteti shqiptar, bile er me teper nuk ka nxjerre ndonje akt nenligjor per kete, por flet vetem ne ajer

    Përgjigju
  • Besi: 29/03/2020 13:44

    Sepse ka pensionista qe jane ne gjendje te mire shendetesore qe duan t'i bejme vete punët e tyre ne duam te bkejme gjerat qe na nevojiten vete slihen as leku as ushqimet ne dore te tjetrit dhe te na lihen tek dera si qente dhe te na fusin ushqime jo cilësore

    Përgjigju
    • Rozeta Koci: 04/05/2020 05:51

      Si i behet per pensionista qe jane jashte vendit dhe duan te vijne te marrin pensionin ne Tirane po s'kane banese .

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat