Nuk justifikon apartamentin dhe tokën në Pogradec/ KPA vulos shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës

Nuk justifikon apartamentin dhe tokën në Pogradec/ KPA vulos shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës

Fatos Qato

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin përfundimtar të Fatos Qato, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. Trupa gjykuese e cila përbëhej nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daçi dhe Rezarta Schuetz anëtarë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në datë 17 dhjetor të vitit 2018, kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Qato.

KPK deklaroi dhjetorin e vitit të kaluar se Qato ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në të. Apartamenti ishte hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017. KPK konstatoi se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997.

Qato deklaroi si burim të ardhurat nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por sipas KPK rezultoi se ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.

Sipas KPK-së gjyqtari kishte pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte. Ai kishte deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet "Renault" blerë me leasing për 28 mijë e 500 euro.

Kjo kontrate me qira financiare ishte konfirmuar nga banka por, sipas KPK në vitin 2012 kur është porositur kjo blerje, dy bashkëshortët nuk kanë pasur pasurinë e nevojshme. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë.

KPK deklaroi se po në këtë vit subjekti ka kryer shpenzime si likuidimi i një qiraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit "Renault", shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë