Nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes drejt BE-së, i jep 50 euro policit në Rinas! Në pranga 24-vjeçari

Kartmonedha 50 euro dhe pasaporta e 24-vjeçarit

Një 24-vjeçar në aeroportin e Rinasit u arrestua mëngjesin e sotëm pasi tentoi të korruptonte një efektiv të policisë kufitare.

24-vjeçari Leonard Lami i dha një kartëmonedhë 50 euro një efektivi të policisë për ta lejuar këtë të fundit të udhëtonte drejt vendeve të BE-së.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

"Si rezultat i shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë" - njofton policia.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Situata e COVID po rëndohet! Mendoni se duhen mbyllur disa aktivitete tregtare dhe të kufizohet me shumë lëvizja gjatë ditës?

Komento

Komente

  • Jo kurre: 29/10/2020 07:05

    Nuk behet fjale.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Theu arrestin e shtëpisë dhe përndoqi një 28-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë