‘Nuk ka fjalë ta përshkruaj tronditjen’ reagon për herë të parë aktori Alec Baldwin pas vrasjes aksidentalisht të kineastes

‘Nuk ka fjalë ta përshkruaj tronditjen’ reagon për herë të parë aktori Alec Baldwin pas vrasjes aksidentalisht të kineastes

Aktori Alec Baldwin pas vrasjes aksidentale

Aktori Alec Baldwin ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në shesh xhirim, ku ai vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi rëndë regjisorin.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, aktori tha se ishte në kontakt me bashkëshortin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje.

“Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna. Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi”, ka shkruar Baldëin në “Twitter”.

Kineastja u dërgua në spital me helikopter pas të shtënave të enjten pasdite në xhirimet e filmit “Rust” , por vdiq nga plagët e marra, pasi aktori Alec Baldëin shkrepi me armë skenike, ndërsa u plagos regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit