Nuk ka më shtyrje të koncesionit, shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve do e bëjë shteti

Nuk ka më shtyrje të koncesionit, shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve do e bëjë shteti

Nuk do të ketë më shtyrje për koncesionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve.

Me urdhër të ministrit të Financave është ngritur grupi i punës për të kaluar të gjitha asetet nën administrimin e Drejtorise se Përgjithshme të Doganave.

Ky koncesion që erdhi si ofertë e pa kërkuar u miratua nga qeveria e PD-së në vitin 2012 dhe ka hyrë në fuqi në korrik të 2013-ës. afati 10-vjecar i saj mbaroi vjet në gusht por qeveria vendosi ta shtynte me 1 vit, duke lënë të hapur diskutimin nëse afati do shtyhej përsëri dhe si do të veprohej.

Pas koncesionit të Kontrollit teknik të automjeteve që kaloj në shtet, dhe atij të pullave fiskale që pritet të kalojë si shërbim publik nga 1 janari 2025, ky është koncesoni i tretë që do kalojë nën administrimin e shtetit.

Ende nuk është caktuar se me çfarë tarifë do të ofrohet shërbimi i markimit dhe monitorimit nga dogana.

Por aktualisht me këtë koncesion qytetarët kanë paguar 2 lekë për çdo litër naftë si tarifë markimit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 11/06/2024 22:09

    Te gjithe koncensionet e sherbimeve publike duhet ti perfori shteti se kane te ardhura kolisale qe mund te perdiren per pensionet dhe njerezit ne nevoje.Dy koncensione une quaj te rregullta dhe per prodhimin si Takrafti me dy hidrocentralet dhe SHELLi me naften e Shpiragut,te tjerat hane faliment total.Deri tani shtetit ju kthyen kontrllu i automjeteve dhe oashapirtat,shteti te beje publike fitimin neto te tyre.Koncensionet e gabuara jane abuzive.

    Përgjigju
  • Bobi: 11/06/2024 19:39

    S'ja dhane dot Sinan Idrizit keto. Hajdutet e PS. Nuk firmosi komisioni dhe i shkarkuan te gjithe anetaret duke filluar me Ilir Bejten te parin. Erdhi SPAKU dhe u tremben babloku me Ibrahimajn dhe Ballukun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot