S' ka treg për rrushin në Gërmenj të Rrogozhinës, fermerët: Ka mbetur prodhimi pa shitur, na dëmton kontrabanda (VIDEO)

Në Gërmenj të Rrogozhinës janë prodhuar këtë vit rreth 70 mijë kuintal rrush, por ka mbetur pa u shitur. Fermerët ankohen se po dëmtohen nga konkurrenca e pandershme malli kontrabandë. Përmes medias, ata apelojnë që institucionet shtetërore t'i subvencionojnë dhe ti mbështesin.

Fermerët e Gërmenjit janë investuar në kultivimin e hardhive. Në këtë fshat të Rrogozhinës 80 % e tokës bujqësore është e mbjellë me vreshta. Këtë fillim shtatori prodhimi është i bollshëm dhe rrushi duket cilësor, por fermerët nuk arrijnë dot ta shesin. Në Gërmenj aktualisht rrushin mund ta gjesh me çmim shumice, 30 lek/kg.

"Ngelëm në majë të zetorit, edhe mollët mbetën pa shitur. 200 kuintal rrush i ka hy kalbëzimit. S'kemi ndonjë rrugë. Të ishte ndonjë kantinë vere. Jam pensioniste por nuk marr pension", tha një fermere. 

Sipas fermerëve problemi kryesor është konkurrenca e pandershme. Ata thonë se rrushi i Maqedonisë futet kontrabanda në vendin tonë dhe akuzojnë shtetin se po çon drejt falimentit prodhuesit vendas.

"Sa mirë e bën ai që ngrin traun doganës. I kam parë me sytë e mi. I bëj thirrje shtetit me një çmim të arsyeshëm, vetëm ta marrë. Ndonjë kantinë. Të lajmë helmet", tha një fermer.

Ky prodhim i bollshëm nëse nuk shitet deri në fund të shtatorit është i destinuar të kalbet sepse ka nisur periudha e prishjes dhe dëmtimit nga insektet. Fermerët ndërkohë ankohen se nuk po nxjerrin dot as shpenzimet.

"13 dynym tokë,  nuk kam filluar asnjë shitje. Kam qenë në treg të Lushnjes e nuk ka asnjë shitje. Të vije shteti të shikoje fshatarët e shkretë. Ne po falimentojmë, po ngordhim", u shprehën ca të tjerë.

Fshati Gërmenj me 1 340 banorë, prodhon çdo vit rreth 70 mijë kuintal rrush të varieteteve të ndryshme por nuk ka asnjë pikë grumbullimi apo kantinë vere.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vreshtari: 15/09/2020 10:45

    Respekt per njerezit e punes dhe fermeret!! E kam me disa faqe sociale/portale qe nxjerrin fshatarin e gjore duke shkulur vreshtin vetem e vetem qe te fitojne ca klik ne dem te qeverise (qe nuk po e mbroj)1 A e dine gazetaret dhe adminet qe jemi ne nje shoqeri te hapur tregu qe fiton me i miri?!! Pse i marrin ne qafe fshataret duke i ushqyer me shpresa qe te nderhyje qeveria?? Qeveria nuk nderhyn sepse nuk ka te drejte!! Nuk mundesh qe ne kapitalizem te nderhysh ne çmimet e tregut!! Kam nje mik qe blen me 250 lek te vjetra rrush dhe e ben vere dhe vjen nga Maqedonia!! Fermeret tone te shkojne e te pyesin si ia bejne??!!

    Përgjigju
  • Iris: 09/09/2020 01:41

    Po ju tregoj si veprojne fermeret ketu ne U.S.A.ne disa raste,dhe nuk po ua tregoj thjesht si kuriozitet,por po e tregoj me shpresen se dikush do ta lexoj komentin dhe do te mesoje ta praktikoje aty ne Shqiperi.Ketu fermeret pervec menyrave klasike te shitjes e perpunimit te fruta-perimeve veprojne dhe keshtu:ta zeme se ke vreshta si keta zoterinjte me siper,atehere hapin nje faqe ne internet per fermen e tyre me adresen e saj,prodhimet,nr.tel.etj.Po ne kete faqe lajmerojne se ferma eshte e hapur ta zeme cdo weekend,ne nje orar te caktuar.Aty lajmerohet se kush te doje mund te vije vete te mbledhe rrush sa te doje dhe po ne ate faqe jep dhe cmimin sa e mban rrushin plus taksen.Tani ketu njerezit vene e I mbledhin vete c'fare duan e sa duan dhe ia paguajne fermerit direct mbasi I kane peshuar aty per aty,Dhe kjo teknike kushton me lire se nuk paguan as krah pune,as transportin,as sekserin.Tani do thoni ju ku e di une kete?E di se vete me familjen time kemi shkuar e blere molle,dhe gjithashtu, disa miq te mi shkuan ne nje nga keto fermat qe perdorin kete metode per te blere rrush me sasi te madhe per raki,pasi ishte shume I lire.Pra nese keni femije,te aferm.o miq qe njohin kompjuterat mire, kerkojuni tu krijojne faqe te tilla ne internet.Ose ne te fundit printoni e fotokopjoni fletushka me te njejtat informata e shperndahini ne qytetet prane ,ose beni nje reklame ne gazetat locale.

    Përgjigju
  • Sula: 08/09/2020 20:04

    Bejeni raki dhe vere ,,leng rrushi,,apo uthull ,,mos e shisni lire..

    Përgjigju
  • JamKushJam: 08/09/2020 19:49

    Nje pyetje kam un, e kan sasin e helmit te kontrolluar keta? I kan bere llogarite kur e kan mbjell ka kerkse a jo? Se mire i ndihmoj shteti keta ket here le te themi, po te njejten gje do bejn c'do vit? Eshte si me te thone ty kalamoqte e tu, babe ma jep lek per qirane, se une punova po s'me dolen kete here... Ene baba ta ben nje here, po c'do muaj me thon te drejten s'ja del dot as babe as prift/hoxhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro (EMRAT)

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro (EMRAT)