'Nuk mbaj mend asgjë!' Makina e dyshimtë e braktisur në mes të rrugës/ Emisioni 112 - VIDEO reale

'Nuk mbaj mend asgjë!' Makina e dyshimtë e braktisur në mes të rrugës/ Emisioni 112 - VIDEO reale

TIRANË - Një person i gjakosur dhe që nuk mban mend çfarë i ka ndodhur vë në lëvizje efektivët e komisariatit nr.3. Vendngjarja është në parkimin nëntokësor të sheshit Skënderbej ndërsa nuk është e qartë se çfarë i ka ndodhur këtij qytetari. Me kalimin e minutave qytetarit fillon t'i kujtohen momente të asaj çfarë i ka ndodhur, ndiqni episodin e "112" në segmentin e parë për të mësuar historinë e tij.

Në segmentin e dytë të emisionit "112" të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri, efektivët e komisariatit nr. 4 konstatojë në orët e mbrëmjes një automjet të dyshimtë të lënë në mes të rrugës "5 Maji" në kryeqytet. Nga kontrolli nga xhamat me elektrik nuk vërehen sende të dyshimta brenda por mënyra se si mjeti është braktisur në mes të rrugës në një zonë pa ndriçim të bën të mendosh se mund të jetë përdorur në një ngjarje kriminale.

Në segmentin e tretë të "112" për këtë javë, efektivët e komisariatit nr.4 shkojnë në ndihmë të disa banorëve të një pallati. Një person iu hedh atyre ngjitës atak në dorezat e dyerve të banesave dhe dyqaneve pothuajse çdo mbrëmje, ndërsa ata dyshojnë se mund të jetë hajdut. Banorët e kanë filmuar edhe me kamerat e sigurisë dhe këto pamje i disponojmë edhe ne. Shikonin emisionin e plotë për të parë rrjedhën reale të 3 ngjarjeve të mësipërme.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet