Një shqiptar i dyshuar si kreu i një bande që kobntrabandonte njerëz thotë se nuk duhet të deportohet pasi nuk i pëlqejnë burgjet belge.
Adriatik Hysenlika po përballet me ekstradimin nga Britania e Madhe për të vuajtur një dënim me dhjetë vjet burg, shkruan media britanike ‘The Sun’.
Por ai pretendon se dëbimi do t’i mohonte atij takimin me djalin e tij dyvjeçar, i cili lindi në Britani.
Avokatët e tij thonë gjithashtu se kjo do të shkelte të drejtat e tij të njeriut pasi burgjet në Belgjikë janë të mbipopulluara.
Hysenlika, 43 vjeç, mbërriti në Britani në vitin 1998, me pretendimin se po persekutohej në Shqipëri .
Atij iu dha një pasaportë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2007.
Hysenlika, nga Willesden, Londra Veriperëndimore, u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit gushtin e kaluar pas një kërkese të autoriteteve belge, ku ishte dënuar në mungesë për 60 vepra emigracioni.
Sipas The ‘Sun’ 43 vjeçari ishte “udhëheqësi i një organizate kriminale”.
Banda e tij thuhet se ka qenë e përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve nga Shqipëria dhe Greqia përmes Belgjikës, Francës dhe Holandës drejt Britanisë së Madhe.
Hysenlika ndodhet në burgun Wandsworth të Londrës dhe është bërë një kërkesë për t’i hequr nënshtetësinë britanike.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
17.5%
-
Të gabuar
79.6%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të shtëna me armë në një stacion metroje në Bruksel
5 Shkurt, 13:47
-
Si mafia shqiptare mori drejtimin e tregut të kokainës në Britani: Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e ‘kryekomandantëve’
4 Shkurt, 19:45
-
E rëndë në Angli/ 15-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij në shkollë
3 Shkurt, 17:43
-
Itali/ Arrestohet bosi shqiptar i kartelit, lidhje direkte me Kolumbinë! Trafikoi tonelata kokainë në portet e Europës, pastronte dhe paratë e klanit
2 Shkurt, 15:19
-
Angli/ Gjyshi shqiptar ‘ushtar’ në shtëpi bari, gjykatësi: Ky biznes s’funksionon pa njerëz si ju (EMRI)
1 Shkurt, 15:12
-
VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares mahnit në Angli, gol 'alla Del Piero'
29 Janar, 10:35
-
U filmua duke konsumuar kokainë dhe u përjashtua, arbitri i Premier League në lot: Jam homoseksual, kisha frikë
28 Janar, 10:19
-
Nën hetim për trafik ndërkombëtar kokaine, arrestohet Radja Nainggolan
28 Janar, 08:37
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
Angli/ 19-vjeçari shqiptar zhduket në rrethana misterioze! Policia: Gjetëm telefonin disa kilometra larg vendbanimit
26 Janar, 17:49
-
Sylvinho tur në Evropë, ndjek në stadium sulmuesin e Kombëtares
26 Janar, 15:12
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
Me e deportue edhe atë mundësisht në Guantanamo. Shih ti, desha ky tipi një burg t'mire!
Përgjigju