Nuk mjafton goli i Bastonit i ardhur nga stoli, Inter tjetër dhuratë për Juventusin

Nuk mjafton goli i Bastonit i ardhur nga stoli, Inter tjetër dhuratë për Juventusin

Inter nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim në javën e 20 të Seria A duke I dhënë mundësinë Juventusit të shkëputet në krye të renditjes. Zikaltërit në transfertën e Lecce-s edhe pse kaluan të parët në avantazh në fund kanë barazuar me rezultatin 1-1.

Pas pjesës së parë të mbyllur me porta të paprekura, në të dytën do të zhbllokonte mbrojtësi Bastoni, i cili kishte vetëm katër minuta në fushë. Gjithsesi festa ziklatër ishte e destinuar për të zgjatur pak, pasi 5 minuta më pas mancosu barazoi për Lecce-n.

Për pjesën e mbetur të lojës zikaltërit tentuan për tre pikët, por në fund nuk ia dolën, duke marrë barazimin e dytë radhazi pas atij një javë më parë kundër Atalantës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola