Nuk ndalen protestat në Hong Kong, policia sekuestron thika dhe pistoleta

Nuk ndalen protestat në Hong Kong, policia sekuestron thika dhe pistoleta

Protesta e parë e autorizuar në Hong Kong, pas gjashtë muajsh trazira të dhunshme, në të cilën morën pjesë rreth 800 000 njerëz, tregoi se mospajtimi me qeverinë e drejtuar nga guvernatorja Lam, nuk është zvogëluar.

Grupe të rinjsh, të maskuar, vandalizuan dyqane ndërsa drejt ndërtesave të gjyqësorit u hodhën bomba Molotov. "Për qeverinë është shansi i fundit për t'u përgjigjur," – u shprehën organizatorët e protestës dhe Fronti i të Drejtave Civile të Njeriut.

Pas fitores dërrmuese të kampit demokratik në zgjedhjet e dy javëve më parë, Lam pati deklaruar se do të "dëgjojë me përulje" zërin e studentëve por nga ana tjetër ajo ka hedhur poshtë kërkesën për hetimin e dhunës së përdorur nga forcat e policisë.

Dje policia arrestoi 11 protestues dhe sekuestroi disa thika dhe tre pistoleta gjysmëautomatike, të cilat mund të përdoreshin gjatë marshimit.

Që nga muaji qershor, janë arrestuar më shumë se 6000 protestues, kryesisht studentë të cilët tani po përballen me akuza serioze për të cilat rrezikojnë dhjetë vjet burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër