Nuk ndalet rritja e çmimit të druve të zjarrit në Korçë! Inxhinieri: Në dimër do të shtrenjtohen më shumë, shkak importi

Qytetarët në juglindje po përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimit të druve për ngrohje. Aktualisht shkon 6 000 lekë për metër sterë në Pogradec dhe 7 500 lekë për metër sterë në Korçë ose 2000 lek më shumë se një vit më parë.

"Me çfarë ti marr? Ku të gjej lekët? ka vajtur 80 mijë lek metri. Me pension të marrim ilaçet apo drutë? Do ngrohemi me batanije", tha një qytetar.

"Çmimi i shtrenjtë sidomos për pensionistët. Ne i marrim çike shpejt që tanise janë me 75 mijë/'metri. Jemi të detyruar se pa dru nuk i dilet në Korçë", u shpreh një i moshuar.

"Kot sa rrojmë, po me ca të përballojmë pensionistë jemi?", tha një tjetër.

Një familje në juglindje shpenzon mesatarisht 8 metër sterë dru për ngrohje gjatë dimrit. Ndërsa ankohen se tregtarët abuzojnë me sasinë e druve.

"1 metër stere me 75 mije lek metrin. Është e rëndë! E kripur për ne, indeksimi nuk është bërë. Ishalla na ndihmon zoti të mos mbajë ftohtë, por prapë pa dru Korça nuk ia del dot, korrentin nuk e përdorim dot se u vendos limiti 800 kilovat".  Nuk na japim metër stere sa duhet. Kush i kontrollon fushat e druve?", tha një qytetar

Inxhinieri i Pyjeve Gani Bego paralajmëron se gjatë dimrit çmimi pritet të rritet sërish.

"Në rritjen e çmimit ndikon transporti, po kështu ka rënie të sasisë së druve në pyje".

Mungesa e lëndës drusore është problem në gjithë vendin, ndaj zgjidhja mund të vijë vetëm nga gazifikimi.

"Nga inventari i pyjeve që ka bërë Ministria e Mjedisit kemi 1.4 milionë metër kub në vit në gjithe vendin, ndërsa shfrytëzimi tejkalon me 2.5 herë. Pra nevojiten 2.5 mln metër kub dru zjarri për gjithe popullsinë. Gjendja e pyjeve në vendin tonë nuk e plotëson nevojat për dru zjarri ndaj kompanitë e importojnë. Zgjidhja e vetme është përdorimi i gazsjellësit TAP në vendin tonë", tha Bego për Report TV.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/09/2022 03:26

    Tek ne drute e zjarrit shiten te paketuar 5-6 kopace shiten 5.99 $/pakoja,pra 1$/kopacja.Ju i blini me m3 dhe tani midis shtrenjtimit te pergjithshem dhe masakres qe u keni bere pyjeve me vite te tera,pa i zevendesuar,po i vuani pasojat.Sa mire ishte kur rrinit prane sobes ne dhoma vale te nxehta,ndersa jashte binte debore e bente ftohte?!Asnje nuk mendonte se ahengut nje dite do t'i vinte fundi!

    Përgjigju
    • poshtropqirat: 04/10/2022 19:50

      Po t qifsha rracen po po kemi 12 vjet qe shteti i eksporton drute ne greqi ndekrohe qe greqia si ka prekur fare pyjet e saj dhe jo qytetaret

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen