Nuk njohu mandatin e Sakos, Apeli rrëzon gjykatën e Shkallës së Parë për kryebashkiaken e re të Durrësit

Gjykata e Apelit në Durrës ka shfuqizuar vendimin e gjyqtares së shkallës së parë Mimoza Margjeka lidhur me vërtetimin e mandatit të kryetares së bashkisë Valbona Sako.

 Apeli ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë duke pushuar kështu çështjen kundrejt kryetares së re të Durrësit të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kujtojmë se vendimi i shkallës së Parë dhënë nga gjyqtarja Margjeka, e konsideronte procesin zgjedhor nul pasi sipas saj Bindja Demokratike ishte regjistruar me vonesë. Ka qenë vetë Sako ajo që e apeloi vendimin e Margjekës. Në këtë mënyrë apeli zgjidhi këtë çështje e cila krijonte përshtypjen e një nonsensi juridik.

Ndërsa gjyqtari i Apelit, Arjan Balliu relatori i kësaj çështjes së bashku me 2 gjyqtarë të tjerë rrëzuan vendimin e Margjekës. Pas shpalljes fillimisht si nul të procesit zgjedhor të 30 qershorit, herën e dytë, kërkesa për njohjen e mandatit të Sakos u bë nga Partia Socialiste dhe ishte firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Në këto kushte mbetet në fuqi vendimi i gjyqtarit të shkallës së parë Shpëtim Reka i cili me kërkesë të kryetarit të PS Edi Rama vërtetoi mandatin e Sakos.

Mëqënëse vendimi i Rekës ishte i formës së prerë nuk shqyrtohet nga Apeli dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit duke shfuqizuar vendimin e Margjekës ka lënë në fuqi vetëm një vendim të gjykatës së shkallës së parë për vërtetimin e mandatit të Sakos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale