Rindërtimi i la pa lekë! Pa distancim, qytetarët dynden në bashkinë Durrës, ja si mund të bëni ankimimin

Shtatë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, banorët e Durrësit ende nuk kanë marrë zgjidhje për banesat e tyre të dëmtuara. Disa janë skualifikuar, duke mos përfituar asgjë nga plani i rindërtimit, e shumë të tjerë ankohen për bonusin e qirasë. Kjo ka bërë që sot të ketë dyndje në dyert e bashkisë së Durrësit, ngjeshur në radhë, një pjesë pa maska dhe distancim sociale duke rrezikuar të preken edhe nga covid-19.

Pjesa më e madhe e tyre janë skualifikuar, ndaj detyrohen të bëjnë riaplikimin në bashki. Të tjerë qytetarë ishin në radhë pasi nuk kanë marrë bonusin e qirasë. Bashkia e Durrësit ka bërë një njoftim për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe nuk kanë përfituar nga granti për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Bashkia thotë se të gjithë ata që janë të pakualifikuar të ankimojnë nesër nga ora 08:00 e mëngjesit deri më 16:00.

"Të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar nga granti për rikonstruksion mund të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit nga ora 08.00 deri në orën 18.00. Këta persona mund të kryejnë ankimimin e tyre edhe pranë njësive administrative respektive nga ora 08.00 deri në orën 16.00"-shkruan bashkia e Durrësit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dursaku: 30/06/2020 01:14

    DURRESIT I DUHET JE KRYEBASHJAK I ZGJEDHUR NGA POPULLI PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET E POPULLIT DO TE ISHTE GABIM FATAL PER DURSAKET ZGJEDHJEN E NJE PARTJAKU DHE SIDOMOS PSIT PER KRYEBASHKJAK DENDUNI O POPULL PRANE BASHKISE SI ZOR DO TA GJENI DREJTESINE CDO GJE E KA NE DORE SHEFI I MADH. SHIKONI SI I MERR PARET ERION VELIJA PA TJETER RREMBEN PARATE EDHE TE DURRSAKEVE PO TE ISHTE KRYEBASHKJAKU PA PARTI DO TA NGRENTE TE GJITHE POPULLIN NE KERKIM TE TE DREJTAVE VUANI EFEKTIN E RILINDJES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës