'Nuk po luftojmë për karrige'/ Braçe i përgjegjet Bashës: Lëri dënglat

Erion Braçe dhe Lulzim Basha

Zv. kryeminstri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili deklaroi se në këtë betejë nuk është për karrige por për vendin. Braçe i është drejtuar kreut të PD, duke  thënë se nëse nuk është duke luftuar për karrige por për interes interes politik, të ngrihet nga karrigia bashkë me kryebashkiakun e Selenices Perparim Shametin dhe të rregullojnë ujësjellësine këtij qyteti.

"Ti Lyrzim nuk po lufton për karrige? Ti Lyrzim po lufton për interesin publik? E ke seriozisht kid?

Atehere, merre per veshi ate Papin tend, domethene “kryetarin legjitim” te Selenices, te dy bashke coni b.then nga karrigia partiake e tavolina po e tille, shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;

Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete! Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij, pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll;

Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa! Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur! Ky eshte interes publik!

Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice! Ndryshe e bejme ne, por ti e ju hani peshk pas kesaj!", shkruan Braçe.

m.v./Shqiptarja.com
Komento