'Pikon'...Ky është kondicioneri që po rregullonte Indrit Çelaj, për të cilin vëllezërit Kusi i morën jetën (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet brenda vilës së Bujar Kusit në të cilën nisi konflikti që më pas i kushtoi jetën Indrit Çelajt. Ndërtesa tre katëshe po përshtatej që të bëhej lokal, ndërsa Çelaj po punonte për të rregulluar kondicionerin. Pikërisht puna e tij mesa duket nuk u ka pëlqyer djemve të Bujar Kusit të cilët pas një debati, kanë plagosur rëndë me plumb në kokë Indrit Çelajn. Report Tv ka mundur të sigurojë edhe pamjet e këtij kondicioneri që sipas pretendimeve të autorëve të vrasjes pikonte ujë. Djemtë e pronarit të ndërtesës janë ankuar dhe kanë nisur debatin pasi janë shprehur se kondicioneri pikon.
 



Lajmi kryesor:

Tiranë/ Vëllezërit vrasin teknikun e kondicionerit në vilën e tyre! Fajin ia hedhin shokut, babai fsheh krimin


E.L./E.D./Shqiptarja.com