S'pranoi djegien e mandatit, PD përjashton Murrizin, Basha: Protesta dhe përgatitje për zgjedhjet e parakohshme

TIRANE-Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Myslym Murrizi, i cili nuk pranoi që të digjte mandatin duke dalë kundër vendimit të opozitës. Vendimi është marrë në unanimitet në mbledhjen e Kryesisë që u zhvillua në orën 18:00. Ndërkohë që pas vendimit për përjashtimin e Murrizit, Kryesia ka marrë edhe disa vendime për protestat në rrethe. “Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet etj. Të nisim punën sepse mund të jemi me zgjedhjet prapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë” mësohet se është shprehur Basha në mbledhje. Ndërkohë që në përfundim të mbledhjes, Basha theksoi se PD-ja dhe aleatët po përgatiten për një tur protestash në rrethe që do të kulmojnë më pas sërish në Tiranë dhe zgjedhjet e parakohshme.

'Kryesia është mbledhur për të marrë vendime të rëndësishme për vijimin e aksionit qytetar pas djegies së mandateve. Në këtë kuadër vendimi i parë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash në mbarë vendin dhe më pas popullore në Tiranë, ku në ditët në vijim do të merren vendimet për mobilizimet për largimin e Ramës. DO të ngrihen shtabet politike dhe organizative në nivel qendror dhe lokal në bashkëpunim me partitë e tjera do të bëjnë të mundur protestat e fuqishme në mbarë vendin. Po ashtu edhe shpalosjen e programit me të gjitha grupet e interesit. Politikat tona për biznesin, pensionet, por mbi të gjitha për ekonominë. Tur protestash me një tur shpresë dhe vizioni për Shqipërinë. Janë marrë edhe vendime të tjera për fuqizimin e PD në funksion të synimit tonë për zgjedhjet e parakohshme" deklaroi ai. Deri më tani tre deputetë të opozitës, dy të Partisë Demokratike dhe një i LSI-së nuk kanë firmosur djegien e mandatit të deputetit. Në radhët e PD nuk kanë firmosur heqjen dorë nga mandati deputetët Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, ndërsa nga LSI-ja, Lefter Koka. Edhe pse opozita kërkon zgjedhjet e parakohshme, Rama u shpreh mbrëmë kategorikisht kundër duke theksuar se zgjedhjet do të mbahen në 2021.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 22/02/2019 19:28

    Hahaha e nxorët armikun këtë rrotën e ka..., aq ju desh sa nxori në skenë babalen haha hahaha o PD ku u katandise o lemeri..

    Përgjigju
    • Toni-Montana: 23/02/2019 06:32

      Flitet qe bleu Braçe kete te PD-se

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Allegri 'largon' Chiesan: Ka ende për të mësuar, Cagliari ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Allegri 'largon' Chiesan: Ka ende për të mësuar, Cagliari ndeshja më e rëndësishme e sezonit