Nuk shkonte prej kohësh në shtëpi, i përfshirë në shkëmbim zjarri, detaje të reja për Altin Mullain, shqiptarin e vrarë në Greqi

Altin Mullai, shqiptari i vrarë në Janinë

Detaje të reja janë zbuluar nga jeta e shqiptarit Altin Mullai, të vrarë nga policia greke në mbrëmjen e 23 nëntorit në zonën e Janinës në Greqi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se familja e tij kishte dijeni për aktivitetin kriminal të Mullait. Madje me ta, 39-vjeçari kishte përplasje të vazhdueshme dhe për këtë arsye prej kohësh nuk shkonte më as në shtëpi.

Gjithashtu përveç përplasjes së fundit me armë zjarri pranë Janinës, dyshohet se shqiptari ka qënë i përfshirë edhe në një përplasje tjetër, nga e cila ia ka dalë që të shpëtojë.

Altin Mullai ka qenë një person me precedent kriminal të mëparëshëm, i dënuar më 13 mars të 2006-s nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 16 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Vrasje me dashje".

Për të lexuar më shumë lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar gjatë një shkëmbimi zjarresh me policinë greke (LEXO KËTU)

ke.mu.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shkollat mbyllur nga koronavirusi/ A po funksionon mësimi online?

Komento