'Nuk ta hap derën', gjobiten 2 pronarët në Durrës! Thyen orën policore

DURRËS- COVID-i nuk ka ikur, e për pasojë edhe masat vijojnë të jenë në fuqi. Mirëpo, 2 pronarë biznesesh në Durrës kanë vijuar që të mbajnë lokalin e tyre hapur, përtej orës policore 23:00, për pasojë janë gjobitur 1.000.000 lekë.

Bëhet fjalë për 2 pronarët B. T., 30 vjeç, banues në Durrës dhe B. M.,. Nga sa mësohet, B. T., nuk ka pranuar që t'i hap derën policisë kur i shkuan për kontroll, për pasojë është proceduar penalisht.

"Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për zbatimin e planit të masave gjatë sezonit turistik. Ndëshkohen me masë administrative 2 pronarë subjektesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Procedohet penalisht njëri prej pronarëve, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në kuadër të këtyre masave, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë" dhe "Prishja e qetësisë publike", shtetasin B. T., 30 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, kanë konstatuar të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, lokalin e shtetasit B. T., i cili pasi ka dëgjuar thirrjen e Policisë nuk pranuar të hapë derën duke kundërshtuar urdhrin e Policisë.  

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë është vendosur edhe masë administrative 1.000.000 lekë për shtetasin B. T., pasi nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë

Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë