Zaev nuk dorëhiqet, propozon zgjedhje të parakohshme: Nuk është faji ynë, Brukseli na bëri padrejtësi!

Zaev nuk dorëhiqet, propozon zgjedhje të parakohshme: Nuk është faji ynë, Brukseli na bëri padrejtësi!

SHKUP - Pasi liderët e BE-së nuk morën vendim për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar këtë të shtunë, se ishte një gabim historik i Evropës fakti që nuk ju hapën negociatat shtetit që së fundi ka ndërruar edhe emrin si një kërkesë bazë për të marrë dritën jeshille të negociatave. Megjithatë, tha gjatë një mbledhje të qeverisë sot, një ditë pas Samitit të BE-së, se pavarësisht se Maqedonia e Veriut i kreu të gjitha detyrimet e saj, ai merr përgjegjësinë e tij. Të nesërmen, Zaev tha se do t'i propozojë krerëve të partive organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Zaev tha se ky vendim vjen pas konsultimeve që ka marrë, dhe tha se zgjidhja më e mirë për të mos humbur kohë "janë zgjedhjet e parakohshme".

"Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo  kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha Zaev.

Ai tha se reformat duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi që aspiratat tona për BE nuk janë vetëm për tu anëtarësuar ne duhet të sjellim Evropën tek qytetarët. Nëse jemi të mençur do t'iu tregojmë të gjithëve se kështu të demotivuar do të vazhdojmë me reformat. Sepse vetëm kështu qytetarët do të ndjejnë Evropën. Marrëveshja e Prespës gjithsesi se do të vazhdon me siguri që është bërë për Evropën por që kemi levërdi ekonomike. Marrëveshja duhet të vazhdoje të implementohet", tha Zaev.

I pyetur për qëndrimin skeptik të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për zgjerimin e BE-së, Zaev tha: "Vendi ynë do të bëhet anëtare një ditë dhe këtu  nuk ka dilema".

“Këtu do të bëhet si Evropë këtë duhet ta vazhdojmë, Delegacioni evropian qendrën këtu. Unë e kuptoj dilemat e Francës por 27 shtete ishin pro. Evropa është bërë me qëllime të jetë e fortë. Mbrëmë më janë lajmëruar gati se të gjithë liderët për të na inkurajuar”- tha mes të tjerash Zaev.

Zaev informoi se ai kishte kërkuar një takim me presidentin Francez Emmanuel Macron, por që tentimet kishin përfunduar pa sukses .

“Kam kërkuar takim me presidentin francez Emanuel Makron dhe përmes ambasadorit francez në vendin tonë, Kristian Timonie, për katër muaj – por nuk kishte sukses. Gjithmonë dëshiroj të takohem me presidentin e Francës, një vend i madh, mbi gjitha një mik i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut. Besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi për të biseduar “, shtoi Zaev.

Të djelën presidenti Pendarovski ka thirrur në një takim liderët e partive. Në këtë takim, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të hedhë në tryezë propzimin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.  Kryeministri Zaev gjatë ditës ka zhvilluar konsultime brenda dhe jashtë shtetit për hapat e ardhshëm, ku ka takuar edhe partnerin e koalicionin, kreun e BDI-së Ali Ahmetin.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jona: 19/10/2019 13:12

    Rama te takohet me Kurtin dhe te filloj bashkimi me Kosoven.Mos qendrojm si lypsar ne dyert e europes qe nuk na do por te lidhemi me shtetet qe mbeshtesin interesin tone kombtar.Europa te marr nje pergjigje te qarte nga qeveria shqiptare se fatin tone e vendos populli shqiptar ashtu sic vendos Gjermania,Franca apo Hollanda qe na mbyllen dyert.

    Përgjigju
  • Sardi: 19/10/2019 13:03

    Macron pergjigjet para francezeve,Zaev para maqedonasve dhe Rama para shqiptareve.Kjo quhet demokraci dhe mbajtje pergjegjsie.Europa na coptoi dhe kombi shqiptar te bashkohet pa pyetur europen.Te forcohet lidhja me Ameriken dhe Europa te vazhdoj e mbyllur sic eshte.

    Përgjigju
  • Elona: 19/10/2019 12:52

    Rama te ndjeki shembullin e Zaev dhe te marr pergjegjsine e deshtimit pasi keshtu veprohet ne demokraci.Edhe ne Shqiperi te vendos populli si ne Maqedoni.Nuk mbulohet ky deshtim me konferenca shtypi por zgjedhje te menjehershme.

    Përgjigju
    • ehuuu: 20/10/2019 11:47

      problemi te ne nuk qendrojne politikanet. ja iku rama, qe duhet te iki po kush te vi, Basha? ai qe luftoi kunder shqiperise

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)