Nuk u pikas në Portin e Durrësit por nuk u shpëton italianëve! Në Brindizi kapet 1 kg kokainë e pastër që erdhi nga Shqipëria, fitimi 400 mijë euro

Nuk u pikas në Portin e Durrësit por nuk u shpëton italianëve! Në Brindizi kapet 1 kg kokainë e pastër që erdhi nga Shqipëria, fitimi 400 mijë euro

Droga e kapur

ITALI-Edhe pse nuk u pikas nga autoritetet e Portit të Durrësit, 1 kg kokainë e pastër e cila në treg do të shkonte deri në 400 mijë euro, nuk i 'shpëtoi' dot autoriteteve italiane.  Kontrolli i zyrtarëve të Portit të Brindizit në Itali ka zbuluar drogën e fshehur në një kamion shqiptar.

Kamioni, i cili sapo kishte zbritur, u zgjodh për inspektim përmes një analize të rrezikut mbi flukset tregtare. Ai u rrezatua me anë të një skaneri, i cili lejoi zbulimin e 1 kilogram dhe 180 gramë kokainë të pastër, të gjitha të fshehura brenda automjetit të artikuluar.

Pastërtia e kokainës do të kishte lejuar që ajo të pritej deri në katër herë, duke fituar të ardhura të organizatave kriminale mbi 400,000 euro. Drejtuesi i kampionit u arrestua për trafik dhe posedim të paligjshëm të drogës dhe u dërgua në burgun e Brindizit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv