'Nuk u 'shkul' pa e takuar'! Xhaçka tregon historinë, vajza: I shkova në zyrë xhaxhi Rakipit dhe i kërkova ndihmë, më bëri shtëpinë

TIRANE-Sot ka nisur dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama u shpreh se janë 771 familje, që përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz. Kreu i qeverisë tha se qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit.

"Janë 9 bashki që kanë bërë gati listat, që janë; Shijak, Kamëz, Rrogozhinë, Kurbin, Mirditë, Vorë, Kavajë, Krujë pjesërisht dhe Tiranë pjesërisht dhe pritet këtë javë më tutje qoftë me Tiranën dhe Durrësin. 9429 përfitues dhe në total kemi një shumë paraprake 3 mld lekë, ose 30 mln dollarë që po shpërndahet te qytetarët. Bashkia Kamëz në total sot po shpërndan 163 milionë e 890 mijë lekë. 

Shumë shpejt do të fillojë ndërtimi  i banesave individuale dhe kolektive. Ajo që do të ndodhë, është që gjithcka do të bëhet me standarde dhe sipas kriteresh të mirëpërcaktuara, si kudo në Europën që aspirojmë që të kemi këtu në Shqipëri. Infrastruktura nën dhe mbi tokësore, shërbimet dhe jo thjeshtë shtëpitë, që patjetër do të jenë më të forta, më të bukura dhe më të mira dhe cilësore se shtëpitë që për fat të keq familjet humbën në natën tragjike të 26 nëntorit. E keqja e madhe që kaluam do të kompensohet me të mirën e madhe të një transformimi fantastik që do të jetë realitet për mijëra familje shqiptare" tha ai.

Takimi online i zhvilluar diten e sotme

Për kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli qytetarët ishin mosbesues, por e pabesueshmja u bë realitet dhe i morën lekët. "Qytetarët e Kamzës kanë një falenderim shpirtëror. Sot ka filluar shpërndarja. E kemi çuar te posta dhe ndarja vijon normalisht duke llogaritur mos kemi grumbullim njerëzish. Janë 4 pika gjithsej të shpërndarjes. Te 771 familje ndihet dora e shtetit pas shumë e shumë vitesh. Ishte e pabesueshme, por ja që ndodhi në realitet, këto janë fjalët e qytetarëve" tha ai.

Gjatë takimit online që kryeministri po zhvillonte, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga zona e Bathores në Kamzë i dha çelësat e shtëpisë së re një familje, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti. Ministrja zbuloi se kishte qenë mbesa 11-vjeçe, Edlira që i kërkoi ndihmë kryebashkiakut Suli dhe se nuk u shkul nga dera derisa e takoi. "Shkova te zyra e xhaxhi Rakipit, i dhashë më është shembur shtëpia nga tërmeti, i kërkova ndihmë, ai u tregu shumë i mirë, ma bëri shtëpinë, falenderoj kryeministrin për shtëpinë dhe kryetarin e bashkisë" tregoi vajza 11-vjeçe, e lumtur tashmë për shtëpinë e re.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi se disa nga donatorët kanë filluar punën në terren. "Do të përfitojnë mbi 20 mijë familje në total nga grantet, shuma do të shkojë rreth 80 mln dollarë, vetëm Durrësi shkon 24 mln dollarë, ndërkohë që për qytetarët që na ndjekin them se kemi një serë donatorësh që kanë filluar punën me shkollat, Katari, KWF gjermane, qeveria e Austrisë, e Zvicrës, etj. Dje, Fondi i Zhvillimit hapi fazën e dytë për shtëpitë individuale dhe brenda 10 ditëve shpresoj të kemi rezultatin e parë për të hapur punën në terren" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri