Hajdari në Report Tv: Do vazhdoj të jem aktive në politikë, jam vlerë e shtuar për çdo parti opozitare! PD humb shumë duke mos njohur zgjedhjet

Deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk ndihet aspak e keq ardhur për faktin se nuk u zgjodh deputete nga zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari argumenton se kjo lidhet me faktin e betejës së fortë që ka zhvilluar në Kuvend, pasi opozita dogji mandatet, duke nënvizuar se ata duhet t'i zhvillonin betejat në Kuvend. Ky vendim sipas saj, kishte edhe kostot e veta politike.

 'Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas.'- tha Hajdari.

Për të ardhmen e saj në politikë, Rudina Hajdari thotë se do të jetë aktive dhe se do të japë të njëjtin kontribut dhe me të njëjtat parime që ka pasur. Hajdari theksoi se do të jetë një vlerë e shtuar për çdo parti që përfaqëson frymë opozitare. Hajdari pohoi se ajo po risheh pozicionin e saj tek 'Nisma Thurje' partia me të cilën kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit.

''Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje.'- tha më tej Hajdari.

Hajdari tha me tej se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të shëndoshë dhe shton se ata duhet të kenë një ide të qartë për të vijuar betejat e tyre politike. Duke u ndalur në zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat për masakër zgjedhore që bën opozita, Hajdari tha se ka pasur parregullsi, por jo në kutitë e votimit, por para procesit zgjedhor. Hajdari shtoi se opozita po humb shumë pikë duke mos njohur zgjedhjet dhe se ato tashme duhet të jenë të përqendruar si një forcë që do të udhëheqë nesër vendin.

'Shqipëria ka nevojë tej mase për një opozitë të shëndoshë për një opozitë që ka një ide të qartë dhe që të vazhdojë betejat në Kuvend. Mendoj se zgjedhjet e 25 prillit kanë pasur parregullsi, kam qenë në terren, por duhet bërë një analizë më e thellë. Ka pasur abuzime, por nuk mendoj në kuti sesa ka pasur në procesin parazgjedhor. Opozita po humb shumë duke mos i njohur zgjedhjet, ajo duhet të jetë e përqendruar tek një forcë që nesër do të udhëheqë vendin dhe jo duke u ankuar. Duhet të ndëshkojë ato njerëz që kanë abuzuar me votën e qytetarëve. Është një frymë e tërë opozitare, që përfaqëson një popull. Duhet përfaqësuar ky vullnet në Kuvend ku ne të kemi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të bëhet rotacioni i duhur. Nuk mund të mbetet peng i një personi. Nëse nuk ndodh do të ketë ndryshime, nuk besoj se shumë njerëz do të lejojnë që kryetari i PD-së të vijojë në këtë rrugë që ka nisur.'- tha Hajdari.

Sa i përket shpalljes 'non grata' të ish-kryeministrit Sali Berisha, Hajdari tha se kjo ka të bëjë me qendrueshmërinë e SHBA për të vazhduar aksionin që ato kanë për të zhvilluar një luftë serioze sa i përket korrupsionit që ka ndodhur në nivele të larta. Nga ana personale, Hajdari tha se ky është një lajm jo i mirë.

'E kam parë si një zhvillim që ka të bëjë me qendrueshmërinë e SHBA për të vazhduar aksionin apo dëshirën që ato kanë për të pasur një luftë seriozë sa i përket korrupsionit që ka ndodhur në nivele të larta. Nga ana personale është një lajm jo i mirë, unë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim kaq të fortë të SHBA.'- tha Hajdari.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 23/06/2021 21:22

    po ike moj gale se nuk te shohim dot as me sy!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS