Nuk vihet në diskutim ëndrra shqiptare për Perëndimin. E vjetër sa shekujt

Nuk vihet në diskutim ëndrra shqiptare për Perëndimin. E vjetër sa shekujt

Ndërsa kryeministri Rama shtërngon duart në Ankara, shumë shqetësohen për ëndrrën shqiptare në Bashkimin Europian. Sa gabim! Kush mund ta shuajë ëndrrën europiane të një populli që nuk nis sot, as 100 ditë më parë, as 100 vite më parë. Kur Skëndërbeu u rrit në oborret e Sulltanëve e u shërbeu atyre me forcën e një shqiptari të zgjedhur, askush nuk ja shkatërroi ëndrrat për të dashuruar Europën, Italinë fqinje, e për t’u bërë aleatë të tyre. Kur Abdyl Frashëri, Naim Frashëri. Sami Frashëri, Faik Konica, kishin të gjitha mundësitë të dashuronin Turqinë, ata ndricuan shqiptarët të ëndërronin e dashuronin perëndimin: Europën, Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eshtë e vërtetë, në emrat e mbiemrat tanë, në kuzhinën e telenovelat tona, në spitale e shkolla, në telekomunikacion e investime ka shumë Turqi. Turqia është realiteti ynë në rrënjët e 500 viteve pushtim nga një perandori, por Perëndimi, SHBA dhe BE janë ëndrrat ku qindra e mijëra shqiptarë kanë nisur jetën e tyre mga fillimi: fëmijët nëpër shkolla, të rinjtë, prindërit, janë pozicionuar tashmë që pas rëniës së dikaturës, si diamantë të vegjël që mbajnë të freskët dhe të bukur pëlhurën sociale. Provoni të udhëtoni në Itali, nga jugu në veri; Shkoni në ristorante, piceri, spitale, bashki, zyra juridike, startupe dhe shihni nëse nuk takoni aty një shqiptar/e të mirë. Cdo shqiptar i buzëqëshur, i kënaqur, i lumtur i butë, i jashtëzakonshëm, krenar që po kontribuon me punën e tij në Perëndim. Pastaj më tej në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Britaninë e Madhe e në Amerikë… Shqiptarët bëjnë bukën, djathin, mocarelat; infermjerë e mjekë në spitale, ambiciozë nëpër shkolla e konkurrues në bizneset e mesme. Brilantë në balet, teatro, opera, pikturë.

Askush nuk duhet të vërë në diskutim ëndrrën dhe dëshirën shqiptare drejt Perëndimit. Nëse e bën, ose nuk na njeh, ose kërkon të hedhë tym a të shkaktojë tension të panevojshëm. Shpresojmë, të paqëllimshëm!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledio: 10/01/2021 06:00

    Nuk eshte e thene qe vetem te shkruash. Kur sdi ca te besh, rri, fli gjume e mos shkruaj budalliqe kot.

    Përgjigju
  • Genci: 07/01/2021 22:41

    Artikull i dobët.Dërdëllitje boshe kur mendon se zonja është gazetare me emër.E para me Turqine kemi qenë partner dhe jo te pushtuar.37 vezire të Larte flasim për këtë. Turqia njohu e para Kosovën, Ishte e para në ndihmat e termetit, është perhere prane nesh kur na duhet një mik në nevojë.Zonje duhet të jemi pragmatist në këtë bote të egër,interesat e Shqipërise janë të parat pastaj qejfet tona perëndimore.

    Përgjigju
  • FakeNews: 07/01/2021 21:42

    Ashkenazi bastard

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës