Policia e Shteti ka ndëshkuar me masë administrative gjatë fundjavës 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 433 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
15.8%
-
Të vogla
66.5%
-
Nuk e di
17.7%
Vota total: 537
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Për 1 javë, gjobiten 30 mijë e 376 shoferë në gjithë vendin! 30 në pranga, pezullohen 74 leje drejtimi
25 Mars, 09:50
-
‘Bilanci’/ Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 9 mijë gjoba në një javë në Tiranë! ‘Ndëshkohen’ edhe 44 këmbësorë
24 Mars, 09:37
-
Ligji i ri për Policinë/ Për herë të parë mbështetje psikologjike për efektivët! Eprorët detyrë t’i marrin armën efektivit që shfaq probleme
22 Mars, 14:58
-
Siguria kibernetike, ministri Balla viziton Departamentin për Teknologjinë dhe Informacionin së bashku me ambasadorin britanik
19 Mars, 15:36
-
Ligji i ri për policinë e shtetit, ata me 30 vjet punë mbyllin karrierën 55 vjeç! Përfitojnë 70% të pagës deri në moshën e daljes në pension
19 Mars, 15:24
-
Report Tv siguron draftin/ Kreu i policisë, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve zgjidhen me konkurs! Përgjysmohet koha e qëndrimit në komisariat pas shoqërimit
17 Mars, 13:13
-
88 kryekomisarë test me shkrim për gradën drejtues
15 Mars, 14:25
-
Merr fund ‘parajsa’ në Dubai? Ministri: Marrëveshja për ekstradimet do nënshkruhet pas disa javësh! Ndryshojmë edhe ligjin për Policinë
5 Mars, 10:18
-
Bilanci i policisë gjatë shkurtit: 40 të arrestuar për dhunë në familje! 467 persona të vënë në pranga nga operacionet ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’
4 Mars, 09:14
-
I dënuar për mashtrim, arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Liam Osmani! Para 10 ditësh hyri në Shqipëri, por s'u kap nga TIMS në Rinas
3 Mars, 12:49
-
Trajnimi i qenve të policisë me manual nga OSBE! Boshnjaku: Japin ndihmë të madhe në pikat e kalimit kufitar
29 Shkurt, 17:04
-
Elbasan/ Ju vodhën llogaritë në rrjetet sociale, policia vijon hetimet
28 Shkurt, 11:29