Nuk zbatuan masat antiCOVID, ndëshkohen 885 qytetarë në 48 orët e fundit! Gjobiten 874 qytetarë pa maska në rrugë (VIDEO)

Në 48 orët e fundit në vendin tonë janë ndëshkuar 885 persona të cilët nuk zbatonin masat antiCOVID.

Më konkretisht u gjobitën 874 qytetarë u konstatuan pas maska në rrugë duke u gjobitur nga policia me 3000 lekë, shumë e cila do i vendoset në faturën e energjisë elektrike.

9 prej të ndëshkuarve nuk ishin të pajisur me mjete identifikuese dhe janë shoqëruar në komisariat. Pas identifikimit atje, ata u gjobitën me 3000 lekë dhe më pas u lanë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.  

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria do vijojë të mbyllet në orën 20:00/ A ju duket i drejtë vendimi i ekspertëve për të mos ndryshuar masat anti-COVID?

Komento

Komente

  • emri: 27/01/2021 15:44

    more po a e ka paguar njeri kete gjoben fantazem qe thone do vihet ne faturen e ujit dhe nuk po e sheh njeri se momentin qe do vije, kushedi sa veta do hedhin OSHE-ne ne gjyq per shkelje te kontrates, e flakin qeverine ne kosh me pas per keto idiotesira qe ushqen.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Sfidoi OFL-në dhe refuzoi të deklarojë pasurinë, pse u detyrua Lulzim Basha të heqë nga koalicioni Mustafa Licin?