DURRËS- Dy restorante janë mbyllur për një periudhë 6 mujore pasi ka vijuar që të organizojnë dasma në kohë COVID-i, edhe pse ishin gjobitur më herët.
Bëhet fjalë për 1 restorant në Fushë-Krujë dhe një tjetër në Katund të Ri. Ndërkohë, një tjetër është gjobitur me 1 mln lekë, për të njëjtin shkelje, por që nuk e kishte përsëritur më parë.
"Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.
Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP. Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
67.9%
-
Jo
27.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1132
Lajme të tjera
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
‘I infiltruari në protestën para bashkisë i dënuar në Itali’, Policia nxjerr ‘blof’ Rithemelimin: Gënjeshtër, kur ndodhi ngjarja ishte 8 vjeç
21 Prill, 20:13
-
Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë! Nga dita e dasmës te fustani i nuses, këngëtarja zbulon detajet e martesës
15 Prill, 14:53
-
Zaloshnja: 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'
15 Prill, 09:15
-
Policia e Shtetit marrëveshje me Policia Bashkiake, Veliaj: Tirana e 1 milionë banorëve dhe mbi 10 milionë turistëve, shumë herë më e sigurt
12 Prill, 14:36
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në arrest shtëpie! Ervin Muça: Jam i pafajshëm, s’kam bërë shkelje
12 Prill, 12:27
-
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)
12 Prill, 10:22
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, Drejtori i IT në Polici dyshohet se u ndihmua nga persona të tjerë, po verifikohen! Muça u fiksua nga kamerat ditën e ndërhyrjes në sistem
10 Prill, 10:27
-
Policia në Shqipëri nis heqjen e 'varrezave' të makinave, por është edhe vetë në shkelje të ligjit
5 Prill, 22:06
-
Avokat Ibraj: Alarmi i SPAK për efektivë të inkriminuar të ngrejë në këmbë strukturat e ministrisë së Brendshme! Ka drejtues policie me pasuri miliona euro
5 Prill, 20:57
-
AMP bën ‘bilancin’ e 3 muajve të parë të vitit, 14 policë në pranga! 78% më shumë referime në Prokuroi se në 2023-shin
4 Prill, 14:21
-
Sondazhi i Zaloshnjës/ 72% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit
2 Prill, 09:05