'Zgjedhorja', Basha mbledh aleatët, mungon Kryemadhi! Mediu: Propozimet qëndrim i opozitës së bashkuar, PS nuk do ndryshimin e sistemit

Ndërkohë që reforma zgjedhore është në orët e fundit dhe palët po intensifikojnë takimet për të arritur në një marrëveshje brenda 2 ditëve, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët.

Mësohet se në këtë takim nuk ishte e pranishme kryetarja e LSI, Monika Kyremadhi, ndërsa ne emër të opozitës kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se çdo propozim në tryezën e reformës është qëndrim i opozitës së bashkuar.

"Çdo gjë që është çuar në tryezë është qëndrimi i opozitës së bashkuar. Është e rëndësishme të shikojmë në çfarë realiteti jemi. Nëse ne kërkojmë transparencë, për të shmangur manipulimin në proces dhe ka një reagim negativ nga qeveria tregon që s'ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ne kërkojmë një qeverisje kujdestare si  mirëkuptim politik për një kohë të gjatë për të garantuar standarde  dhe nga qeveria ka refuzim, do të thotë që ka vullnet për të manipuluar procesin zgjedhor", u shpreh Mediu.

Për ndryshimin e sistemit, Fatmir Mediu tha se është Partia Socialistë që nuk do ta ndryshojë.

"Basha dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitë sjanë për ndryshimin e sistemit. Për fat të keq kemi një reagim negativ nga ana e PS që do të ruajë jo vetëm sistemin, por dhe këtë situatë të papranueshme ku nuk i jepet mundësia shqiptarëve që të votojnë si qytetarë që kanë të drejtë për të votuar dhe të vendosin kush është e ardhmja e tyre", deklaroi Mediu.

Në lidhje me një kërkesë të aleatëve për një koalicion  brenda koalicionit për marrëveshje parazgjedhor Mediu tha se kjo do të shtrohet në tryezën e reformës.

"Kemi rënë dakord në parim edhe me zotin Basha, do të shtrohet në tryezën e reformës zgjedhore. Nuk ka të bëjë me interes specifik të partive të vogla të koalicionit, por me interes që ka të bëjë me ndarjen e  mandateve sipas votave që japin qytetarëve shqiptarë dhe krijimin e një marrëdhënie edhe më të drejtë", tha Mediu.

3 ditë më parë kryedemokrati Basha u takua edhe me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila i kërkoi palëve politike të tregojnë vullnet dhe të mbyllin reformën brenda 31 majit.

Një ditë pas takimit me Yuri Kim, Basha u takua dhe me ambasadorin gjerman Peter Zingraf si dhe me Kryemadhin dhe Vasilin, për të diskutuar për zgjedhoren.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Tosi: 29/05/2020 18:35

    E po Nafije dybeku ka udhetuar drejt jugut per te pare si po shkojne pergaditjet per hapjen me 6 qershor te haremit fashist te Jales dhe per shkuma party per lristat erotiko naziskine.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?