Numri i lartë i shtrimeve/ Nisin përgatitjen për zbrazjen e Sanatoriumit, brenda javës rikthehet në spital COVID! Pacientët do të transferohen te ish- kirurgjia në QSUT

TIRANË- Ditën e sotme kanë vijuar përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi në COVID/2. Pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi dhe që po kurohen për sëmundje të ndryshme do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID/3.

Një vendim i tillë erdhi si pasojë e numrit të lartë të të shtruarve në spitalin Infektiv, aktualisht i vetmi spital ku trajtohen pacientët me koronavirusi. Referuar buletinit ditor të ministrisë së Shëndetësisë, për ditën e djeshme në këtë spital janë të shtruar 72 pacientë, nga 120 shtretër në total.

Nëse sërish do të kemi numra të lartë shtrimesh, atëherë në skenar është spitali COVID-3, që është ish-Kirurgjia në QSUT, ç'ka do të sillte zhvendosen në një tjetër strukturë të pacientëve të Sanatoriumit dhe COVID-4 te godina e ish-universitetit privat në autostradë.

B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'