Numri i pacientëve të shëruar dyfish më i lartë se i të infektuarve, 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orë (VIDEO)

TIRANË- Për herë të parë, numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve të prekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, në buletinin ditor, ka bërë me dije se 7 raste të reja janë konfirmuar sot nga 225 teste, e ndërsa janë shëruar 15. Rastet e reja janë regjistruar në Krujë, më konkretisht 3 persona, 1 punonjës në fasoneri dhe 2 të tjerët raste kontakti, ndërkohë 2 raste të tjera në Tiranë dhe 2 në Shkodër. 

Numri i ulët i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit, por edhe numri i ulët i të shtruarve në spitale, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë treguar se situata është në kontroll. Mësohet se në dy spitale COVID në Tiranë, në total janë 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 31 pacientë, e ndërsa në total numri i personave të prekur me COVID-19 është 773, nga të cilët 272 janë aktiv.

Ministria e Shëndëtësisë, u bën thirrje qytetarëve që të vijojnë respektimin e masave, edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. 

"Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", njofton Ministria. 

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Dy raste të reja me COVID-19 në Shkodër, infektohet një tjetër infermiere

Harta e qyteteve të prekura është zgjeruar në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 1 nga dy rastet e reja është një infermiere e cila punon në reanimacion. 

Ora 08:10
3 raste të reja në Krujë, 1 punonjës fasonerie dhe 2 persona kontakti

KRUJË- 3 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Krujës nga 24 teste të kryera.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 rastet e reja janë nga vatra e fasonerisë, më konkretisht 1 punonjës dhe 2 kontakte të tyre.

Duke përfshirë këto 3 të infektuar, shkon në 105 numri i të prekurve në Krujë, megjithatë pritet që kjo shifër të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës