Rritet numri i turistëve të huaj me 11,4% krahasuar me shifrat e vitit 2018

Rritet numri i turistëve të huaj me 11,4% krahasuar me shifrat e vitit 2018

Foto ilustruese

Insituti i Statistikave ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve ne vendin tone. Shifrat jane inkurajuese per turizmin, ku vihet re se numri i shtetasve të huaj dhe shqiptarëve të hyrë në vendin tonë në muajin korrik është është 1.724.374, duke u rritur me 11,4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëhet e ditur se në korrik të 2019 janë regjistruar 1.176.810 hyrje të huajsh dhe është rritur me 14,5%  krahasuar me korrikun e 2018-s. Gjatë shtatë muajve të parë kanë hyrë në Shqipëri 3.313.762 të huaj dhe është rritur me 12,4%. Në shtatëmujorin e parë Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25,5 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6 %. Përgjatë shtatë muajve të parë të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 24%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 0,6 %. Sipas të dhënave të INSTAT të huajt e kanë preferuar shtetin shqiptar për pushime ose  pse arsye personale dhe trajtimi shëndetësor është më pak i preferuar në vendin tonë.

Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj: Janë larguar 1.463.133  shqiptarë dhe të huaj në muajin korrik dhe është rritur me 1,9%, krahasuar me muajin korrik të vitit 2018. Janë larguar  946.960 të huaj nga territoret shqiptare dhe është ulur me 2,4 %,  në krahasim me shifrat e  një viti më parë. Gjatë korrikut të 2019-s janë larguar 516.173 shqiptarë dhe është rritur me 10,9% në krahasim me korrikun e vitit 2018.  Në bazë të të dhënave të INSTAT për muajin korrik ka më shumë dalje sesa hyrje të shqiptarëve, të cilët mund të preferojnë të jetojnë jashtë vendit, sesa në Shqipëri.

Shtetasit që kanë përdorur Shqipërinë si pikë kalimi  kanë  qenë 125.695 gjatë periudhës janar-korrik dhe është rritur me 11,2% në krahasim me vitin paraardhës, ku kanë qenë 113.074 tranzitë.  Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë përgjatë shtatë muajve të parë të 2019, është 3.172.613 dhe është rritur me 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të huajt dhe shqiptarët  preferojnë të lëvizin më shumë nëpërmjet kufijve tokësorë shqiptarë sesa kufijve ajrorë apo ujorë dhe kufijtë detarë janë më pak të përdorshëm.  Gjatë shtatëmujorit të parë të 2019-s nëpërmjet kufijve tokësorë kanë hyrë 4.984.899shtetas dhe kanë dalë 5.045.904të tjerë dhe ndryshimi është me 7,6% me vitin paraardhës. Në kufijtë ajrorë gjatë gjashtëmujorit të parë  kanë hyrë 923.679 shtetas  dhe kanë dalë 870.702. Shtetasit që kanë hyrë  nga kufijtë detarë gjatë shtatëmujorit të parë  kanë qenë 417.302  dhe kanë dalë 367.438 shtetas.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 26/08/2019 00:33

    QEVERIA TE MARRE NE ZOTERIM BREGDETIN SA ME PARE,,SE BASHKITE E SHKATARRUAN,,,EDI RAMA DHE QEVERIA TE BEJNE PLANE DHE INVESTOJNE NE UJE,DRITA,RRUGE,, DHE TE VENDOSIN KRITERE ,,DISTANCA,,PER NDERTIMIN E HOTELEVE,,,RESORTEVE,,RESTORANTEVE,,,PO TE ARRIJME TE PAKTEN NIVELIN E MALIT TE ZI ATEHERE NE DO KEMI NE PUNE 1 MILION TE RINJ NE TURIZEM,, DHE NUK KA PSE TE LARFOHEN TE RINJTE ME LOT NE SY NGA SHQIPERIA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet