Nuredin Dumani implikon edhe vëllanë e tij në vrasje: I përfshirë në atentatin e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej! Fatos Gosa ishte informatori

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është ballafaquar me Fatos Gosën, i arrestuar në kuadër të dosjes 'Plumbi i Artë'. Dumani ka implikuar emra të tjerë në ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit, e kësaj radhe nuk ka ‘kursyer’ as vëllanë e tij Dashnor Dumanin. Për këtë të fundit, thotë se ka qenë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit më 29 dhjetor 2018, ku mbeti i vrarë së bashku me Arben Dylgjerin kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay. Sulmi i organizuar ndaj tyre rezultoi një ekzekutim i pamëshirshëm pasi në vendin e ngjarjes u gjetën 49 predha ndërsa automjetet me të cilat udhëtonin viktimat u bënë shoshë nga plumbat.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka mësuar se Dumani nuk ka dhënë shumë detaje mbi rolin e vëllait të tij në këtë vrasje, ndërsa përballë oficerëve të BKH-së ka thënë se sqarime më të detajuara mund të japë Dashnor Dumani. Ky rrëfim i Dumanit për vëllanë e tij, vjen teksa Indrit Hoxha pak kohë më parë humbi statusin e të penduarit të drejtësisë duke mos i treguar të gjitha vrasjet që ka bërë, disa edhe me Nuredin Dumanin. ‘Frika’ për të mos humbur ketë status, si duket ka bërë që Dumani të nxjerrë ‘zbuluar’ edhe vëllanë e tij të përfshirë në vrasje.

Ndërkohë, në përballjen që ai ka pasur kësaj radhe me Fatos Gosën, ka treguar se edhe ai ka qenë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit. Sipas dëshmisë së Dumanit, Gosa ka pasur rolin e informatorit të ekzekutorëve për lëvizjet e Endrit Alibejt, derisa u ekzekutua në syrin e familjarëve.

Gosa, i njohur si i forti i “Peqinit”, njihet nga SPAK edhe si personi që krijonte lidhet mes grupeve kriminale dhe botës së izoluar të burgjeve. Ai po ashtu ka qenë informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin në vitin 2019, i cili ka pasur lidhje familjare me viktimat në masakrën e Bradasheshit.

Për masakrën e Bradasheshit, policia ka shpallur në kërkim si organizator, shtetasin Mikel Qosja, 35 vjeç, i cili i ka shpëtuar arrestimit dhe dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë. Vrasja e trefishtë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e përplasjes mes bandave në Elbasan, konkretisht si hakmarrje për ekzekutimin brenda pak ditësh të shtetasve Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, të cilët dyshoheshin si anëtarë të grupit të Talo Çelës. Pikënisja e kësaj përplasje sipas hetimeve, dyshohet një sasi prej 50 kg kokainë. Pas vrasjes së njerëzve të tij në Bradashesh, sipas Dumanit, Erjon Alibej ka nisur hakmarrjen dhe i ka dhënë një listë personash që duhej të vriteshin në Elbasan. Për dosjen Plumbi i Artë janë akuzar deri tani 32 persona nga të cilët 20 janë arrestuar dhe 12 janë në kërkim.   

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin