Nusja grushta e thonj në fyt vjehrrit, pse kundërshtoi prerjen e tre rrënjëve ullinj

Nusja grushta e thonj në fyt vjehrrit, pse kundërshtoi prerjen e tre rrënjëve ullinj

Foto ilustruese

Valentine Pemaj, nusja 38-vjeçare e cila është arrestuar nga policia e Lezhës për akuzën e “Dhunës në familje”, për shkak të keqtrajtimit të vjehrrit të saj, është lirua nga gjykata e Lezhës, e cila caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Vendimi është dhënë në 14 shtator 2020 nga gjykata, e cila urdhëroi këtë masë sigurimi, për shkak se e arrestuara është nënë e 4 fëmijëve. Sipas rrëfimit të vjehrrit të Valentinës, Zef Pemaj, ngjarja ka ndodhur në 11 shtator 2020, ku rreth orës 11:45 ka qenë tek banesa e tij në fshatin, Krajen.

Sipas tij së bashku me të, Lezhë dhe një punëtor i quajtur Lazer Brunga,i cili po punonte pas shtëpisë time kishte prerë tre rrënjë ullinj.“…Unë kam shkuar aty dhe kam debatuar me punëtorin duke i thënë se përse ke prerë këta ullinj dhe ai më tha:”…se më ka thënë djali jot, Lazer Pemaj me nusen e tij, Valentina Pemaj, për ti prerë këta ullinj…”.

Gjatë kohës që po debatoja me punëtorin ka ardhur nusja e djalit tim, Valentinë, dhe me ka thënë:”…se nuk ke punë ti me punëtorin se i japim ne urdhërat…”. Pas punëtorit kam debatuar me nusen e djalit në lidhje me prerjen e ullinjve dhe në debat e sipër ajo më ka futur gishtat në fyt ndërsa unë e shtyra me duar dhe unë nga prapa shtëpisë, kam kaluar para shtëpisë time, ku theksoj se, unë me djalin dhe familjen e tij jetojmë bashkë.

Ka ardhur djali im Lazri dhe më tha:“…se përse bën zhurmë me punëtorin dhe me nusen…”. Më pas unë kam hyrë në dhomën time në katin e parë të banesës. Jam ulur në krevatin tim ku unë isha i vetëm në dhomë dhe pas meje kanë hyrë në dhomën time të gjumit djali im, Lazër Pemaj, bashkë me nusen e tij, Valentinë Pemaj.

Kanë debatuar me mua ku unë isha i shtrirë në krevat dhe nusja e djalit tim Valentinë Pemaj, më ka goditur disa herë me grushta në fytyrë dhe më ka kapur me thonj në fyt. Më pas ata kanë dalë jashtë nga dhoma ime dhe unë kam mbyllur derën e dhomës time. Me pas ka ardhur policia dhe më ka gjetur në krevat dhe më kanë shoqëruar në polici. Nga ana e polici është bërë këqyrja fizike e të moshuarit Zef Pemaj,ku konstatohen dëmtime të dukshme në pjesën e fytyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen