Në 10 muaj bankat dhanë 187 mld lekë kredi! BSH: Eshtë ulur me 6.3% krahasuar me 10-mujorin e 2019-ës

Pandemia COVID-19 ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin bankar në vend, të cilat të ndodhura përball pasigurisë për të ardhmen ata kanë kredituar më pak ekonominë. Për periudhën janar-tetor 2020 kredia e re për ekonominë ishte 187 miliardë lekë me një rënie prej 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me pare. Ndërsa vetëm për muajin tetor ekonomia është financuar 20.6 miliardë lekë përsëri në rënie.

Në 10 muajit e vitit 2019 kredia e re për ekonominë ishte në vlerën e 199.6 miliardë lekëve,  dhe vetëm në muajin tetor të vitit të shkuar huaja e re ishte në vlerën e 21.7 miliardë lekëve.

Bazuar në të dhënat e Bankës qendrore huaja më e madhe ka shkuar për korporatat jofinanciare private ku përfshihen bizneset. Janë 11.7 miliardë lekë që janë dhënë vetëm për këtë kategori nga 16.2 miliardë që u dha në tetor të 2019.

Kredia e re ka rënë për shkak të kërkesës së ulët nga bizneset dhe individët pasi nuk kanë likuiditete të mjaftueshëm për ta kthyer atë por edhe si pasojë e shtrëngimit të kushteve të marrjes së huasë nga bankat.

Bankat kanë reduktuar madhësinë e kredisë që japin, kërkojnë më shumë kolateral, si dhe kushtëzime më të larta në marrëveshjet e kredive. Një situatë e tillë sipas Bankës së Shqipërisë do të vijojë deri në fund të këtij viti.

Si pasojë e pandemisë dhe rënies së aktivitetit ekonomik, bizneset kanë marrë më shumë overdrafte gjatë këtij viti, si në lekë ashtu edhe në valutë të huaj, dhe kanë reduktuar kërkesat për hua për të blerë pasuri të paluajtshme.

Dukuri pozitive gjatë këtij viti pandemik ishte fakti se normat e interesit kanë pësuar një rënie të konsiderueshme, për shkak të garancive sovrane të miratuara nga qeveria, për të mbështetur bizneset.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime: Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë (VIDEO)

Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime: Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë (VIDEO)