Në fshatin ku varfëria ulet këmbëkryq/ 6 pjesëtarë të një familje jetojnë me pensionin e djalit me aftësi të kufizuara

I njohur si qarku më i varfër në të gjithë vendin, Kukësi duket se është gjunjëzuar para numrit të madh të familjeve që jetojnë në mjerim. Realitetin e shumë prej tyre e përcjellin këto tre familje në fshatin Orgjost të Kukësit.

Peshën më të madhe për të shtruar dicka në tryezë e kanë gratë kryefamiljare.  Përveç betejës për të siguruar një vakt bukë për familjarët, shumë prej anëtarëve lëngojnë prej dhimbjeve nga sëmundjet e rënda.

6 pjesëtarë të familjes Murati jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë ku zonjës së shtëpisë i duhet të kujdeset edhe për djalin 25 vjeçar që prej vitesh është me aftësi të kufizuara. Ajo na tregon se barra e familjes rëndon mbi të, në një kohë kur i vetmi burim finaciar i familjes është pensioni i djalit dhe puna sezonale në Kosovë e bashkëshortit të saj.

"Me vështirësi e përballojmë jetesën. Me pensionin e djalit jetojmë. Marrim dhe një ndihmë shumë të vogël ekonomike. Ata nuk më dalin për ushqim, për ilaçe dhe për gjërat që i duhen djalit invalid. Burri kur të gjeje një punë andej nga Kosova. Nuk ka mundësi tjetër. Gjendjen time e shikoni. Me më ndihmuar  djalin dua dhe tmë rregullojnë shpinë", thotë e zonja e shtëpisë.

Po të njëjtën gjendje e hasim edhe në një tjetër familje. Të zonjës së shtëpisë përveç kujdesit që duhet të tregojë për rritjen e dy fëmijëve të saj i duhet të kujdeset edhe për tre të moshuar dhe kunatën të cilët janë të sëmurë ndërkohë që bashkëshorti i saj është i papunë.

"Ju lutem t'më ndihmoje kush ka mundësi t'më rregulloje shtëpinë. Burri pa punë, me dy fëmijë të vegjël nuk mundemi për asgjë.  40 mijë lek pension merr plaka. Jo invalidi, por pleqërie. Ato nuk dalin as për pampersa për asnjë gjë nuk dalin. Kam tre pleq të sëmurë. Kam edhe motrën e burrit të sëmurë. Nuk kemi asnjë ndihmë as nga komuna as nga shteti", tregon ajo.

Jetësë e vështirë në kushtet  e varfërisë ekstreme është edhe familja Pelivani me 5 pjestarë. Kjo familje çdo ditë jeton me frikën e shembjes së shtëpisë. Bashkëshortët,të dy të papunë kërkojnë ndihmë për rregullimin e shtëpisë pasi e kanë të pamundur ta ndërtojnë vetë.

"Nga shteti kërkoj të më rregulloje shtëpinë. Jemi të gjithë pa punë. Me ndihmë ekonomike jetojmë se nuk kemi punë këtu.

Punojmë në bujqësi se punë tjetër nuk ka këtu. Ndihma ekonomike është shumë e vogël. Shtëpia është prishur nga termetet", thotë çifti i bashkëshortëve.

Por këto tre familje nuk janë të vetmet që bëjnë apel që dikush të kthejë sytë drejt tyre teksa për cdo ditë duket se po e humbasin betejën me mjerimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 26/08/2019 14:38

    Te gjith ata deputet te PD e LSI qe marrin leket kot e nuk jan ne parlament e perfitojn nga ligji i meparshem pse nuk ndihmojn kto familje te varfera meqenese ju digjet barku per popullin mos bejn ham ham po ti vihen ne ndihme per kto famiglie

    Përgjigju
  • Sam: 26/08/2019 06:29

    Z.Minister,z.Klosi kur jep deklarata per ndryshime ne trajtimet socials ligjore ose nen ligjore komunikoiato nga ndonje familje mjerane si kjo??A reagon populli yne shqiptar kur sheh se ish deputetet e dale nga parlamenti paguhen me qindra euro ne muaj dhe populli vuan varferine “Migjeniane “;por kjo eshte se parlamenti ben te tjera ligje per vete e te tjera per popullin qe e “zgjedh “ate,c’hipokrizi??

    Përgjigju
  • loni: 25/08/2019 21:58

    o beni po ti qenke kokrra komunistit more demokracia esht jeta ska rendesi kush eshte ne krye saliu apo samiu prandaj jemi mbrapa me njerez hajduta dhe lepiresa si puna jote legen

    Përgjigju
  • Beni: 25/08/2019 20:27

    Donit demokraci me Saliun pa ligje e pa shtet,mire tju behet mbajeni fort prape se mos ju iken

    Përgjigju
    • Robshi PPPD Becheti 140: 26/08/2019 08:07

      Just ngordh...

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi