Në kërkim prej vitit 2011, arrestohet në Kamëz 31-vjeçari i kërkuar nga Italia (i dënuar mbi 13 vjet)

Në kërkim prej vitit 2011, arrestohet në Kamëz 31-vjeçari i kërkuar nga Italia (i dënuar mbi 13 vjet)

Erjol Caka

TIRANE - Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma u arrestua nga policia shqiptare në një operacion të koduar "Kamza". Pikërisht në këtë zonë të Tiranës u bë edhe prangosja e Erjol Cakës 31 vjeç me banim në Kamëz.  Ai u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali ku është i dënuar për një sërë veprash penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 5 në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit organizuan operacionin policor të koduar "Kamza duke arrestuar 31-vjeçarin.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali më 17 shkurt 2020, e kanë dënuar Erjol Cakën me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ai dyshohet se më 17 janar të vitit 2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë një italian  me inicialet S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më 14 dhjetor 2012, së bashku me një person tjetër, 31-vjeçari akuzohet ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar. Gjithashtu, më datë 31 janar 2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë një shqiptar me inicialet A. G.

I arrestuari

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/04/2020 01:14

    Koronavirusi I ka mbyllur te gjithe njerezit brenda ,imagjinoni sa kriminele jane brenda ne shtepira,imagjinoni sa mund te kape policia.

    Përgjigju
  • Ben Tiromci: 04/04/2020 09:48

    M a l o k e r i e gjalle

    Përgjigju
  • Krenari per Drejtuesit te Policise..: 04/04/2020 09:13

    Shume shpejte ,,sdo te kemi me Kriminele neper kembe..Por te gjithe ne Burg ,, Jo Si dikur,,Jane larguar ne Drejtim te Pa ditur . Se mbroheshin nga Kriminelet drejtues Policie.. Cdo Instuticion ne Shqiperi ,,Po jepe frytet ne maksimum..Pervece kundershtareve,,Opozitare,,qe Jane jashte loje,,dhe ciren, se do Ju vije rradha edhe atyre.. Faleminderit ...

    Përgjigju
    • Saikeq Pahiri: 04/04/2020 10:33

      Drejtuesit e policise?! Wtf! E ke fjalen per drejtuesit e policise qe jane ne kerkim? .....ata “bravo çuna”

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri