'Në mes të Tiranës kërcet arma', PD: Qeveria e dorëzuar përballë krimit, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi

'Në mes të Tiranës kërcet arma', PD: Qeveria e dorëzuar përballë krimit, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi

Deputeti i PD Ervin Salianji

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhur në orët e fundit në vend. Duke u nisur nga ngjarja e pak orëve më parë në kryeqytet ku një 32 -vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri, deputeti i PD-së Salianji thotë se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi. Sipas tij qeveria është dorëzuar dhe se reagon për tur duke dhunuar edhe gazetaren që raporton nga terreni.

‘Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetëm 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan! Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi! Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe shoë-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.’- shkruan Salianji.

Ditët e fundit janë regjistruar një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mes të cilave edhe rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i pajetë i të cilit u gjet ditën e sotme në zonë e Qafë-Mollës në Dajt. Ai ishte shpallur i zhdukur prej dy javësh, ndërsa dyshohet të jetë vrarë po ditën që është rrëmbyer, pasi trupi ishte i dekompozuar. Për ngjarjen Policia ka arrestuar si të dyshuar shokun e tij, Ferdinand Rrushi, i cili ka qenë personi i fundit që ka takuar biznesmenin. Rrushi, i kërkuar në Itali për trafik droge, ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, jo më larg se mbrëmjen e djeshme, në Elbasan u qëllua për vdekje me thikë 28-vjeçari Florenc Kovaçi si dhe mbeti i plagosur vëllai i tij, Mikel Kovaçi. Ngjarja ndodhi pas një sherri për një vajzë, ndërsa policia arrestoi autorin, 24-vjeçarin Ardit Hida.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër