Në përpjekje për të rritur besimin e qytetarëve, tri ish-presidentët amerikan pranojnë të bëjnë vaksinën e Covid publikisht (VIDEO)

Në një kohë që presidenti amerikan Donald Trump refuzon të pranojë faktin se një dimër i vështirë pret SHBA , referuar situatës së shkaktuar nga Covid-19, tre nga paraardhësit e tij janë treguar vullnetarë për të rritur besimin e qytetarëve të vaksina anti-COVID.

Obama, Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do të realizojnë vaksinën për koronavirus drejtpërdrejtë në televizion, një mënyrë kjo sipas tyre për t’i treguar qytetarëve rëndësinë  e vaksinimit.

Freddy Ford, kreu  i stafit të Bush, deklaroi për CNN se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit – dhe Dr. koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Nga ana tjetër sekretari i shtypit i Klinton u shpreh se edhe ai ishte i gatshëm ta merrte vaksinën në një mjedis të hapur, për ta promovuar atë duke rritur në këtë mënyrë edhe besimin e qytetarëve.

Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.

Sakaq tre ish-presidentët shpresojnë që kjo të shihet si një fushatë ndërgjegjësimi për të promovuar besimin në sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Ish presidentët po rriten ndërsa Amerika zhytet në betejën e saj më të ashpër kundër Covid-19, ku ditën e djeshme shënoi edhe rekordin më të lartë  të viktimave 3.157 viktima, 20 % më shumë se rekordi i mëparshëm prej 2,603 viktima.  Në total, 273,799 njerëz në SHBA kanë vdekur nga virusi dhe më shumë se 13.9 milion janë infektuar.

Ndërhyrja e ish-presidentëve nuk do të jetë e para në historinë e vendit, të tilla si në rastin kur Clinton dhe ish-Presidenti i ndjerë George H.W. Bush punuan së bashku pas katastrofës së tsunamit në Azinë Juglindore në 2004. Në 2017, Clinton, ish-presidenti Bush dhe ish-Presidenti Jimmy Carter bënë një apel të përbashkët për dhurimet e ndihmave nga uraganet.

Trump, ka shprehur pak interes për t'u bashkuar me klubin e ish presidentëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lojtari i Kombëtares në formacionin e javës në La Liga

Lojtari i Kombëtares në formacionin e javës në La Liga