Kush janë pronarët privatë të 118 makinave të blinduara në Shqipëri/ OFL dhe Policia në aksion për t'i bllokuar

TIRANË - 470 automjete në Shqipëri, rezultojnë të jenë të blinduara, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, edhe pse numri total i tyre mund të jetë shumë më i lartë, për shkak se shumicat janë të patarguara dhe pa dokumente. Megjithatë, nga 470 blindet e regjistruara, 118 janë autovetura dhe fuoristrada për përdorim personal të individëve, ndërsa pjesa tjetër janë të kompanive private, si në rastet e makinave të blinduara që bëjnë transportin e parave të bankave, etj. 

ReportTV  ka mësuar se pjesa më e madhe e makinave të blinduara që përdorin persona të ndryshëm dhe biznesmenë (disa pre tyre edhe subjekt i Operacionit "Forca e Ligjit") janë më së shumti të regjistruara në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Nga aksionet që Policia ka nisur në terren në të gjithë Shqipërinë, deri më tani janë bllokuar 34 automjete të blinduara që dyshohet se përdoren nga persona që janë subjekt i anti-KÇK, pra individë të hetuar ose të dënuar për krime të rënda (në veprat penale të parashikuara në aktin normativ), të cilëve sipas aktit normativ, nuk u lejohet të kenë automjete blindi.

Pas çdo rasti të dyshimtë, ku përdoruesi i tyre nuk disponon dokumentacionin, apo kur policia ka dyshime për mosjustifikim të vlerave të konsiderueshme të këtyre automjeteve me burime të ligjshme, atëherë çështja i kalon Operacionit "Forca e Ligjit".

Po ashtu, një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, specifikon se do të ndalohet targimi i makinave të blinduara për persona fizik si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i automjeteve që aktualisht janë në qarkullim.

Por si regjistrohen automjetet e blinduara?

Për regjistrimin dhe pajisjen me targa dhe leje qarkullimi të një autoveture të blinduar, përveç dokumentacionit të nevojshëm që kërkohet për një autoveturë të zakonshme siç janë dokumentet e origjinës, shit/blerjes dhe doganës kërkohet dhe një dokument shtesë. Ky dokument është një autorizim i cili për personat fizik lëshohet nga Drejtoria Vendore e Policisë, ndërsa për subjektet nga Drejtoria e përgjithshme e e Policisë së Shtetit.

Vetëm një ditë më parë OFL bllokoi 6 makina të blinduara në Durrës të cilat rezultonin në pronësi të Xhevdet Troplinit, Bledin Doçi, Ervis Doçit, Ilir Gjyzelit. Ndërsa më herët OFL ka sekuestruar automjetet e blinduar të Dashamir Gjokës, Durim Bamit, Saimir Taullait, Landi Muharremit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/02/2020 18:43

    Derrmojini gjith bajgat ! Shteti eshte i forti dhe jo bajg injorant individ bajga!

    Përgjigju
    • Gennarino: 24/09/2020 20:47

      Eh mire e ke ti o kafshe . Po te bej nje pyetje . Ne cfare bote jeton ti

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet