Në shtëpi, mal apo det, ja ku e kaluan natën e ndërrimit të viteve disa prej vipave shqiptarë

Në shtëpi, mal apo det, ja ku e kaluan natën e ndërrimit të viteve disa prej vipave shqiptarë

Mes dëborës në alpe, apo nëpër vende të ngrohta, VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur ta presin në mënyra të ndryshme ardhjen e Vitit të Ri 2019. Dikush pranë oxhakut me familjen, të tjerë në plazhe të ngrohta, por pati edhe nga ata që festuan me publikun. Shumë prej vipave shqiptarë zgjodhën Evropën, por veçanërisht Italia ishte ndër vendet më të vizituara. Ndërsa të tjerë kanë preferuar të bëjnë për herë të dytë pushime vere duke udhëtuar drejt ishujve tropikalë për ta festuar Vitin e Ri.

Edhe pse kënga e saj “New rules” i dha start spektaklit të fishekzjarreve në Londër në natën e ndërrimit të viteve, vetë këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa zgjodhi të festojë ardhjen e 2019-ës me familjen në Miami të Floridas, në SHBA. “E kalova Vitin e Ri me familjen dhe ishte perfekte”-ishte diçitura që shoqëronte fotografinë e familjes Lipa ku natyrisht nuk mungonte dhe I dashuri I këngëtares. Shpresoj që të gjithë të mësojmë ta duam veten nga pak çdo ditë-ishte urimi I saj për fansat në Instagram.

Dua Lipa dhe familja e saj

Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu zgjodhi ta presë 2019-ën jo vetëm shumë larg Shqipërisë por edhe larg të ftohtit. Drejtuesi I emisionit Opinion postoi disa fotografi në instagramin e tij, ndërsa shijonte plazhet e Dubait në Emiratet e Bashkuara, ku mes të tjerash është edhe me vajzën e tij të vogël.

Blendi Fevziu me vajzen

Po jashtë Shqipërisë, por mes Alpeve 2019 vendosi të festojë ndërrimin e viteve dhe pushimet dimërore prezantuesja e famshme Alketa Vejsiu. Ajo postoi në instagram disa fotografi mes dëborës në Alpet e Siusit në Tiroling Jugor. Por vec pamjeve të mrekullueshme të alpeve të zbardhura , Vejsiu postoi dhe disa foto e zhytyr në pishinë, ku mes të tjerash shkruan se kishte nevojë të qëndronte pak me veten.

Alketa Vejsiu në Alpet e Siusit

Energjikja Aurela Gace vendosi të “mos festojë” por të këndojë edhe në natën e ndërrimit të viteve e madje edhe në ditët e para të janarit. Si gjithmonë entuziaste, këngëtarja ishte në krye të detyrës ndërsa trokiti 2019-a duke kënaqur publikun me performancat e saj. “Unë jetoj duke dhënë atë që jam, atë që Zoti më dhuroi e ndaj çdo ditë me ju”-shprehet Gaçe në postimin që shoqëroi urimin e saj për fansat në instagram.

Aurela Gaçe në koncert

Ndërsa prezantuesi dhe këngëtari Ardit Gjebrea vendosi të kalojë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Shqipëri, madje në Malin e Dajtit në Tiranë. Ai ka postuar fotografi  dhe video me të gjithë familjen e tij të madhe ndërsa festojnë ardhjen e vitit të ri.

Ardit Gjebrea me familjen

Ndërsa reperin Getoar Selimi dhe bashkëshorten e tij bukuroshe Marina Vjollca, 2019-a I gjeti në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këngëtari ka postuar një fotografi ku shfaqen që të dy pikërisht në 1 janar të këtij viti, edhe pse në datë 30 dhjetor Getoari ishte në Tiranë, duke kënduar në një nga klubet më të famshme të natës në ish bllok.

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

2019 ka ardhur më e veçantë për çiftin Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, pasi është viti i parë që festojnë me Ajkën , vajzën e tyre vetëm disa muajshe. Me anë të fotove të postuara në Instagram, çifti i famshëm i showbizit kanë treguar që këtë ndërrim vitesh e kanë pritur në ambientin e ngrohtë të familjes në Tiranë.

Besart Kallaku, Xhensila Myrtezaj dhe vajza e tyre Ajka

 

1/7
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet