Në Theth për ZA Fest dhe mrekullitë e alpeve shqiptare

ZA Festival në Theth bëri bashkë qindra njerëz nga të gjitha trevat shqiptare dhe një numër të madh pushuesish të huaj. Për të mos humbur këtë magji të bjeshkëve, nisemi nga Tirana që në orët e para të mëngjesit duke përshkruar rrugën që të çon drejt veriut.Ndalesa e parë është në qytetin e Shkodrës , për të mbërritur më tej në një prej fshatrave më të bukur të vendit.

Pas mbërritjes në fshatin turistik të Bogës, ku edhe gjetëm një numër të madh turistësh që kishin ndaluar për të pirë diçka apo për të shijuar pamjen piktoreske, vazhdojmë sërish udhëtimin, por tashmë në një rrugë të pashtruar e reliev të të thyer.

Tradita shqiptare dhe pasuria e saj shpalosen në këtë panair me punimet artizanale të grave të zonës . Jetmira Mucaj, specialiste e turizmit pranë Bashkisë Tropojë na tregon vlerën e shtuar të tyre.

Lëmë pas Kishën kër tu rikthyer sërish gjatë koncerit, duke vazhduar kështu rrugëtimin drejt Ujëvarës së Thethit. Terreni  është pak i vështirë e në të gjejmë mjaft vizitorë të cilët kthehen prej ujëvarës me përshtypjet më të mira. Me një lartësi prej 30 metrash, kjo ujvarë mahnit me pamjen e saj e sidomos me ylberin që zbërthen rrezet diellore.

Dhjetra pushues kanë zgjedhur të ulen në gurët e këtij vendi, ku rrjedh uji i kristaltë , mes tyre ka shumë të huaj që e preferojnë fort këtë vend.

Pas disa orëve në ujëvarë , kthehemi sërish në kishën e ndërtuar në vtin 1892 për të shijuar festivalin modern të trashëgimisë së Alpeve shqiptare nën ritmet e grupit Oborri.Djemtë ndezin skenën për tia lënë atë më pas artistes nga italia Hassa Mazzota.Nga të ulur të gjithë nën qilimat e shtruar në oborrin e kishës, artistja italiane i ngriti të gjithë në këmbë me performancën e saj, e sidomos me këndimin e këngës shqiptare 25 gërshetat.Repertori i pafund i notave e ritmeve u kombinua me interpretimin e mrekusllueshëm të aktores Ema andrea, e cila rrëfeu disa nga legjendat më të bukura të zonws.

I gjithë ky festival i cili zgjati 3 ditë kishte shumë aktivitete e artistë nën udhëheqjen artistike të këngëtarit Vlashent Sata i cili performoi për të gjithë vizitorët në Za Fest.

Pushuesit në fshatin Theth e kalojnë natën nën ritmet e muzikës e duke kënduar këngë të vjetra shqiptare. Shoqëruesi më i mirë është zjarri që ndriccon lehtas fytyrat e grupit të krijuar në formë rrethi.Pas një mbrëmje paksa të ftohtë, zgjimi në Theth bëhet herët për të shijuar ajrin e freskët që të ofron natyra shqiptare.Koko, qenushi i vogël është gjithmonë duke na ndjekur pas, e sa herë që kalon ndonjë makinë e gjen strehën në krahët e të zotit të tij.

Rruga është paksa e gjatë dhe ne shkojmë drejt vaskave në Ndërlysë kun a serviret një pamje e mrekullueshme e ujrave të kristaltë. Megjithëse uji është gati gati i akullt, pushuesit nuk ngurrojnë të zhyten e të notojnë në sipërfaqen e kthjellët.

Pas vaskave në Ndërlysë , Syri i Kaltër është një prej vendeve që nuk duhet humbur nëse vendosni të shkoni në Theth.  Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë . ai formohet nga lumi i Zi , i cili buron në Majen e zezë. Syri i kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit, nga uji që zbret nga mali dhe ka një sipërfaqe prej afro 100  dhe thellësi rreth 3-5 m.

Thethi nuk ofron vetëm natyrën dhe peizazhet, por edhe mikpritjen e banorëve, ushqime tradicionale dhe një shumëllojshmëri aktivitetesh.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion