Nxënës dhe mësues me COVID-19, mbyllet shkolla 'Irakli Terova' në Korçë, drejtori: Mësimi do të vijojë online

Rritja e rasteve të infektimeve me COVID-19 të një pjese të nxënësve dhe stafit pedagogjik, ka bërë që shkolla e mesme profesionale e Agrobiznesit" Irakli Terova" në Korcë të mbyllet përkohësisht.

Duke folur për mediat, drejtori i shkollës, Adrian Sheremeni tregoi se mësimi do të zhvillohet online deri më 28 janar, deri në përmirësimin e situatës.

Ai tha se 20 nxënës dhe 5 prej 11 mësuesve, kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

"Duke pare situatën e infektimet e Covid-19 drejtoria e shkollës vendosi mbylljen e shkollës dhe kalim në skenarin dy, mësim online. Kemi infeksione ne stafin mësimor, nga 11 mësues 5 janë infektuar me Covid-19. Po kështu ditën e djeshme 20 nxënës nuk janë paraqit ne shkolle, janë me temperature. Nga sot deri me 28 janar mbyllet shkolla", tha Sheremeni.

Numri i infektimeve janë duke u rritur në t gjithë vendin në mënyrë intensive, ndërsa vlen të theksohet se kjo është shkolla e parë e cila do të rikthejë mësimin online pas uljes së rasteve me COVID gjatë verës.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis