Nxënësit e ‘Mehmet Akif’ protestë para kryeministrisë: Anuloni mbylljen e shkollës! Rama: Të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën pa marrë leje

TIRANË- Nxënësit e kolegjit privat ‘Mehmet Akif’, i cili u mbyll pak ditë më parë me vendim qeverie për shkak se nuk plotësonte kushtet ligjore, kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Një pjesë e nxënësve ato kanë mbajtur fjalime para ambienteve të ministrisë së Arsimit, ku kanë kërkuar që të shfuqizohet vendimi për mbylljen e shkollës.

‘Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anulo mbylljen e ‘Mehmet Akif’.’- u shprehën nxënësit.

Pasi protestuan para ministrisë, nxënëset e kolegjit turk iu drejtuan ambienteve para kryeministrisë ku kërkonin që të anulohet vendimi për mbylljen e shkolllës ‘Mehmet Akif’. Duke sfiduar reshjet e shiut, ato kërkuan përfaqësues të kryeministrisë që t'u përgjigjen kërkesave të tyre.

‘Ishte një shkollë elitë që ne e kemi zgjedhur me shumë dëshirë. Ato të rregullohen, por mos t’u ndërpriten ëndrrat fëmijëve tanë. Shpersojmë që të merret një vendim i drejtës, që mos të ndërpritet mësimi.' - u shpreh një nga prindërit që ishte në protestë bashkë me nxënësit.

Për protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se është zbatuar ligji për mbylljen e kolegjit. Sipas Ramës, nxënësit të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht.

Në një reagim pak ditë më parë, kreu i qeverisë sqaroi se vendimi për mbylljen është marrë pasi pronarët kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit. Duke iu referuar spekulimeve se lidhet me kërkesën e Erdogan, Rama i cilësoi si teori konspiracioni dhe thotë se publiku bombardohet me lajme të rreme.

Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan edhe pak ditë më parë me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe tranferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Berisha: Rama, vasal i shpifur i Erdoganit! Solidaritet me protestën, qytetarët t’i bashkohen

 

Berisha ka komentuar edhe protestën e nxësnesve të kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ku tha se Rama është vasal i presidentit turk, Erdogan.

Sot, në këtë paraqitje para jush, dua të dënoj edhe njëherë, me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët, të Edi Ramës ndaj shkollave, ndaj arsimit privat në Shqipëri. mnKy vasal i shpifur i Erdogan, që e cilëson Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’.Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën.

Gënjeshtar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak, kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin, që mbylle? mA e di ky njeri se ata vogëlushë, ditën pas çerdhes familjare, e kalonin në këtë çerdhe, me njëri-tjetrin, ku mësonin, gëzonin, festonin me njëri-tjetrin. Prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopsht. Ky genjeshtar i lindur, që për të zbatuar urdhrat e verbra të presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij.

Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës, të bashkohen me nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’. mnU bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre, sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie. Një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta. Si mundet kryetari i qeverisë të një vendi, me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër, t’u vërë çelësin kopshtit dhe shkollave të vendit? E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim, antidemokratik dhe antishqiptar, të një njeriu, unë e kam të lehtë të them i kapur nga Sinan Idrizi, por jo, ai është vetëm një pion në këtë skenar të turpshëm, që nuk ndodh në asnjë vend, ndodh vetëm në republikën e mafies së Edi Ramës.

Edhe njëherë, solidariteti im i plotë me nxënësit dhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një njeriu, të një gënjeshtari, mund t’i vësh çdo epitet, që nuk njeh as ligj e as moral.- tha Berisha. 

Ora 11:48
Nxënëset sfidojnë shiun, lënë çadrat në protestën para kryeministrisë: Po presim përgjigje

 

Nxënëset e kolegjit turk kanë sfiduar shiun duke lënë çadrat në tokë teksa protestojnë para kryeministrisë për mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’.

“Ne jemi ekselenca. Ne do këmbëngulim. Ministrja Kushi të japë dorëheqjen. Po presim përgjigje”, janë disa nga thirrjet e studentëve.

Ora 11:24
Nxënësja e shkollës 'Mehmet Akif' lë medaljen para kryeministrisë: E meriton për shkatërrimin e ëndrrave tona

 

Një nxënëse e shkollës ‘Mehmet Akif’ i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se institucioni arsimor që u mbyll me vendim qeverie sepse nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo zgjodhi që një nga medaljet që ka fituar në kompeticionet e shkollës t’ia japë kryeministrit.

Ajo la medaljen para kryeministrisë duke i thënë se e meriton këtë për shkatërrimin e ëndrrave të tyre.

“Nuk është aspak logjike që më shumë se 200 prindër dhe nxënës të ndihen të detyruar që të kërkojnë të drejtat e tyre. Prindërit po ngrihen për fëmijët e tyre. Boll me shfajësime se nuk mban më ujë pilafi. Justifikimet tuaja janë pa baza, hajdeni dhe shihni standardet e larta që ofron shkolla. Në këtë mes viktima jeni ju se u ngatërruat me këmbët tuaja. Boll më se nuk ju lejojmë të njollosni shkollën tonë për interesat tuaja. Unë po të lë një medalje ari në shenjë sensibilizimi sepse ju meritoni medaljen e arit për shkatërrimin e ëndrrave tona”, tha nxënësja.

Ora 10:47
Protestat e nxenësve të ‘Mehmet Akif’, Rama: Po protestojnë kunder pronarëve, kemi zbatuar ligjin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e nxenësve të ‘Mehemet Akif’. Kreu i qeverisë thotë se është zbatuar ligji.

'Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.'- shkruan Rama.

Ora 10:21
‘Kam të drejtë të arsimohem në shkollën që dua’, protestuesit nisin marshimin drejt kryeministrisë

1664184111_11.jpeg

Nxënësit që kanë dalë për të protestuar për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’ kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë. Me pankarta në duar, të gjithë njëherazi brohorasin: “Kam të drejtë të arsimohem në shkollën që dua.”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/09/2022 01:36

    Rame,kot perpiqesh te justifikohesh,nese kishin bere shkelje,mund te kishit derguar nje avokat,a jurist qe i dine rregullat me mire dhe mund t'a kishin bllokuar procesin qe ne fillim,jo te shkonte puna deri ketu,por ju jo vetem mbyllet kolegjin ,por dhe kopshtin,qe te dy te Gylenit.Koncidenca dhe justifikimet jane te dyshimta.S.d.q Ajatollahut te Stambollit ja bere zemren mal!

    Përgjigju
  • mela: 26/09/2022 19:59

    Shume protesta palidhje se di si ka shkuar muhabeti deri ktu

    Përgjigju
  • Niki: 26/09/2022 19:58

    Dilni protestoni dhe per luigj gurakuqin hahahah ikni i idjote

    Përgjigju
  • Jani: 26/09/2022 16:34

    Nje protest shume e kot qe skishte kuptim dhe sens te behet sepse vendimi per mbydhjen e asaj shkolle ishte i drejt

    Përgjigju
  • Ylli: 26/09/2022 14:40

    Rama po i jep argumentat dhe arsyet e mbylljes se shkolles ndaj mks llapacit kot o sali

    Përgjigju
  • Goni: 26/09/2022 14:39

    Ky po qe esht budallallek se nje shkoll private qe thyen ligjin nuk mund te tolerohet

    Përgjigju
  • Arbi: 26/09/2022 14:38

    Proteste e pabaze perse dalin kur ishte shkolla e tyre qe shkeli ligjin

    Përgjigju
  • Egli: 26/09/2022 14:36

    Jemi mesu tashme qe per cdo gj ca ndodh e ka fajin rama sipas saliut dmth

    Përgjigju
  • Luan: 26/09/2022 14:27

    Nese ka njeri qe eshte vasal ti je ne krye te listes o kryetar i nevojtores

    Përgjigju
  • bujar: 26/09/2022 14:25

    hahaha kjo shkoll as nuk u mbyll per faj te rames po ky sala e ngatrron me kohen e vet qe mbylleshin prej kushteve skandaloze e klasave te rrenuara

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/09/2022 14:24

    BerishViçidoli apo e likekembeplehut eshte minë me sahat per protesten humane te nxenesve te neperkembur,"perkrahja" e tij/tyre eshte loje ne favor te kryeministritrilindas. Protestuesit duhet ti pergjigjen me vendosmeri kunder berishViçidolit/apo likekembeplehut,MIQVE TE MADHENJ TE EDVINRAMES ...

    Përgjigju
  • kujtim: 26/09/2022 14:22

    po ku hyn qeveria ktu apo si gjithmon ky nongrata do shfrytezoj cdo mundesi per te vjell vretin e vet. gjynaf o sale po t sugjeroj mos tmerresh me me kto pune

    Përgjigju
  • mirjeta: 26/09/2022 14:21

    po ky sal krimineli i mori mir infot apo mosha ben te veten se mesa di une e ka shit drejtori e jo rama ate godine

    Përgjigju
  • Alban: 26/09/2022 14:13

    Se ku e shef vasalin ti nuk e di un se eshte shkolla pa dokumentat e duhur, po se ke qene ti vasal i serbit ne kohen tende mendon qe jane te gjithe si ty

    Përgjigju
  • colja: 26/09/2022 14:05

    cfaj ka qeveria me shkollen se pronaret bejne sipas kokes se vet dhe nuk paguajn taksa

    Përgjigju
  • orion: 26/09/2022 14:04

    ik se ishe mir andej ne dasem te paska zen alkoli dhe sdi ca flet o nongrad e shkret ti

    Përgjigju
  • leone: 26/09/2022 14:03

    saliu paska ikur per lesh hari i eshte bere mendja vetem protest dhe vrasje te shkretit

    Përgjigju
  • gezim: 26/09/2022 13:47

    ne kte rast duhet te japin llogari pronaret e kolegjit per shkeljet qe kane bere, e jo qeveria qe thjesht ka kryer detyren

    Përgjigju
  • aldi: 26/09/2022 13:46

    po ti po ti do jesh dakort, normal se mendjen tek protestat dhe rremujat e ke jo se te plas shume se ca ndodh me qytetaret jo

    Përgjigju
  • sinani: 26/09/2022 13:32

    martoi çunin dhe tsh vje e bën moral per shkollen qe u mbyll. rri o burr rehat mos u merr mo me llafe. plakush kurv

    Përgjigju
  • geri: 26/09/2022 13:30

    ky berisha per cdo gje qe ndodh esht aty direkt per tfol na cau trapin

    Përgjigju
  • GAZMENDI: 26/09/2022 13:25

    Po, këtë herë "malok" është shumë korrekt! Rama theri “zemrën e njerëzve”! Unë mendoj se Ai duhet të tërheqë urgjentisht vendimin! Të dëmtosh arsimin është si të luash me zjarrin. Erdogani nuk do të jetë në detyrë pas disa muajsh, ai ka vdekur politikisht dhe nuk mund ta shpëtojë Ramën dhe socialistët e Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Dritan: 26/09/2022 12:57

    Ka te drejte maloku, ne kete rast.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/09/2022 11:34

    Kryeministri i papergjegjshem dhe lakmitar per pushtet,pasurim te paligjshem dhe vrases i shpresës se femijve dhe te rinjve,mbrojtes i korrupsionit qeveritar te kaluar e aktual,megalloman qe deshtimet qeveritare kerkon ti sfumoj me takime te presidentit amerikan e kancelarin gjerman.....

    Përgjigju
  • Vlora: 26/09/2022 11:15

    Ne sherbim te Sulltanit.Mbyll shkolla e nderto xhami.

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/09/2022 11:05

    Tani prognos gjer sa Edvin shkjau shqipfolës do ua hap një shkollë serboruse, sepse ky tradhtar m… nuk po mundet të jetojë me këtë gjuhën shqipe ”të quditshme” këtë e tha Edvin shkjau në Beograd…! Mbajeni këtë tradhtar mbajeni o të verbuar

    Përgjigju
  • Dritan: 26/09/2022 11:02

    Shume idiot justifikimi i kryeministrit.

    Përgjigju
  • anna: 26/09/2022 11:00

    Mbyllja e cdo shkolle noramale,eshte regres.Te gjithe e kuptojne pse ju po e mbyllni shkollen.Ja plotesove deshiren Erdoganit

    Përgjigju
  • Dritan: 26/09/2022 10:59

    Edo,kete rradhe po ja fut kot.Dihet pse e mbylle shkollen.Me keto veprime po behesh qesharak si Sala.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion