Nxënësit nga Pogradeci dërgojnë kartolina për mjekët e Invfektivit: Për t'jua hequr dhimbjen që ju shkakton maska në fytyrë (FOTO)

Nxënësit nga Pogradeci dërgojnë kartolina për mjekët e Invfektivit:  Për t'jua hequr dhimbjen që ju shkakton maska në fytyrë (FOTO)

Foto nga Kalo dhe kartolinat

Mjeku Tritan Kalo ka publikuar së fundmi një nismë të bukur të nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku” në Pogradec, të cilët u kanë dërguar kartolina mjekëve për t’i falenderuar për punën e palodhur që po bëjnë.

Të gjitha kartolinat me adresim Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, janë realizuar nga duart e nxënësve.

Mjeku Kalo i ka quajtur ata mendjeartë për gjestin e mrekullueshëm që bënë për të gjithë mjekët që po luftojnë kundër  pandemisë së COVID-19.

Postimi i mjekut:

MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra,

POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuk ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetëra e dhjetëra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali