Nxënësja shet pikturat e saj për të blerë ilaçet e sëmundjes së rrallë (VIDEO)

Yllka është një nxënëse nga Prishtina që vuan nga një sëmundje e rrallë, por me një talent shumë të madh.

Ajo pikturon dhe i shet ato për të blerë ilaçet që i nevojiten.

Sipas mediave kosovare, ilaçet që ajo përdor kushtojnë mijëra euro dhe mund të blihen vetëm jashtë Kosovës.

"Çdo para që e kam prej pikturave, nëna m'i ka siguruar veç për terapi.  Terapia mujore shkon deri në 1000 euro.  Por më shumë nuk di, pasi nëna nuk më tregon”. I falënderoj të gjithë. Ia kam arritur  përmes pikturave të siguroj terapinë”, thotë Yllka që vuan nga Fibroza Cistike.

Ajo aplikon artin me pika, një metodë e re që përdoret sot shumë në  botë.

Mua më pëlqen të bëj edhe piktura të mëdha, por më shumë më pëlqejnë ato të vogla sepse dalin më mirë, më të mbushura”, tregon ajo.

Yllka thotë se ka vendosur të ndjekë  një kurs të artit me pika dhe ka një vit që ka filluar të shesë pikturat e saj.

Nëna e saj thotë se kohët e fundit pikturat e Yllkës nuk po shiten si në fillim.

Në qoftë se ka të interesuar për të blerë piktura, Yllka mund ta sigurojë terapinë… Kostoja mujore e terapisë është shumë e lartë. Ajo kushton nga 1, 600 deri në 2,100 euro. Varet si e gjejmë, pasi në Kosovë nuk ka terapi të tillë. Ajo mund të sigurohet vetëm në Gjermani, Itali, Zvicër apo në Amerikë”, thotë e ëma e vajzës.

Yllka ndjek mësimet në klasën e nëntë në Shkollën fillore ‘Dardania” në Prishtinë dhe është nxënëse e shkëlqyer.

Në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta, por vlerësohet se janë rreth 100 fëmijë që vuajnë nga  Fibroza Cistike, një sëmundje e rrallë që prek organet e brendshme, kryesisht mushkërinë.

Pas shumë kërkesave nga familjarët, më 20 shtator Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ilaçet për Fibrozën Cistike t’i fusë në listën e barnave esenciale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë